LIRIA DHE PARIMI I FESË

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

LIRIA DHE PARIMI I FESË

Cili është definicioni i termit “Liri”? Çfarë qëndrimi ka Islami për të? Liria qytetare a është në kundërshtim me fetarinë? Cili është qëllimi i lirisë së njeriut në suazat e praktikimit dhe përmbajtjes së programit të Zotit për obligimet e tij?

Këto janë mendimet të cilat sillen në mendjet e njerëzve për parimet e gabuara, keqkuptimet dhe pretendojnë se parimet e fesë janë të gabuara. Ata diçka që e kanë kuptuar është gabim, ndërsa e vërteta është e drejtë, e nuk e kuptojnë të drejtën, por të drejtën e quajnë gabim dhe krim.

Për këtë profesori Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë: Parimi “Liri e njeriut” në fakt është në kundërshtim me parimet fetare. Me qenë fetarë do të thotë me iu nënshtrua parimeve dhe programit. Liria të çliron dhe nuk të lejon me iu përmbajt obligimeve të cilat ka dashur Allahu me i krye ?!

Këto janë keqkuptime dhe ide te gabuara.

Këtë çështje na shpjegon prof. Dr. Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju i cili thotë: Në esencë fjala “Liri” bie ndesh me parimin e fesë. Fetar do të thotë të përmbajturit e parimeve dhe planprogramit. Liri do të thotë i liruar dhe i papërmbajtur në diçka. Kjo është ajo çka kuptohet prej fjalës liri, mirëpo feja ka ardhur për me ngritur lart fjalën “Liri”. Pse ti je i lirë të veprosh çka të duash, por edhe të mos veprosh çka të duash. Mirëpo liria jote mos me qenë ajo e cila u bënë padrejtësi tjerëve.

Pse, për të mos i dhënë liri absolute vetes tënde, e tjetrit me ia cungu. Jo, kurrsesi jo. Nëse ky njeri ka liri absolute, por edhe ky ka liri absolute atëherë vjen deri te përzierja e tyre, dhe ndeshja në mes tyre.

Nëse i japim lirisë këtë kuptim atëherë i fuqishmi, mizori dhe krimineli vepron çka të doje dhe të dobëtin e eliminon, atëherë vjen deri te trazirat dhe shkatërrimi.

Pra fjala patjetër duhet të përkufizohet.

E drejta jote është: të besosh, ose të mos besosh, ti ke liri absolute me zgjedh mirëpo që nga çasti kur të besosh, ti duhet t’i përmbahesh planprogramit, pse ti ke hy në suazat e besimit (Imanit) me mendje të pastër, dhe me të zgjedhurit tënd dhe t’i iu ke përmbajt bazës-lirisë së zgjedhjes së besimit. Allahu besimin e ka lënë të lirë e jo të imponuar sepse Allahu i Lartmadhëruar dëshiron që robi ta pranoj planprogramin e tij, kur ai ka mundësi mos me pranua. Allahu dëshiron që ta dëgjojë dhe t’i nënshtrohet atëherë kur ai ka mundësi për të mos e dëgjuar dhe për të mos iu nënshtruar.

Qeveritari duhet me mbrojt këtë liri, për të shikuar kënaqësinë e Allahut, e ndonjëherë mundet me harruar, e i tërhiqet vërejtja.

Shembull: Omeri r.a. ka thënë: “Nuk ka dobi prej jush nëse nuk flisni e nuk jepni vërejtje, ndërsa nuk ka dobi prej nesh nëse nuk dëgjojmë (nëse nuk i pranojmë vërejtjet).”

Omeri nuk ka gabuar, por ka dashur t’u tregoj dhe t’ua mësoj tjerëve për me ua tërheq vërejtjen njëri-tjetrit, por edhe vet atij. Omeri ua mësonte tjerëve duke u thënë: Nëse unë pak e lakoj kokën, ju ngriheni shpatën dhe më thoni: Ki kujdes! E ai pastaj me thënë: Po, po, gabova!.

E ai pastaj ka thënë: E falënderoj Allahun i Cili ka bërë umetin të tillë, që nëse gaboj, tjetri e ngrit shpatën kundër padrejtësisë. Ai na ka mësuar se qeveritari nuk guxon në asnjë çast të jetë neglizhent, e nëse harron atëherë tjerët (qytetarët) duhet t’ia tërheqin vërejtjen menjëherë.

Kjo liri, e cila është brenda suazave të përmbajtjes së parimeve të fesë është liri esenciale dhe atë të cilën e parasheh feja, ndërsa fjala liri absolute nuk ekziston në fjalorin e fesë.

 

Koment i Dr. Sejid Xhemilit:

Në kuptimin e femrës, fjala liri ka për qëllim që ajo të veproj çka e sheh se është e drejtë dhe që ajo të jetë e kënaqur me vendimin e saj, pa ndërhy pala tjetër rreth marrjes së vendimit të saj, kushdo që të jetë, burri i saj apo ndonjëri i familjes, apo i farefisit. Sepse ajo me mendimin e saj dhe vizionin e saj, nuk ka nevojë që tjetri ta orientoj, sepse ajo është e pjekur, e mençur dhe e logjikshme.

Po nëse puna është kështu, atëherë zemrat të cilat ndryshojnë dhe epshet tërheqëse, atëherë bëhet pyetja prej çfarë prizmi me i shikuar. Në bazë të kësaj lirie, i lejohet që secili me pas shokë e shoqe, e asnjëri nuk ka të drejtë t’i ndërhy tjetrit për lidhjen e shoqërisë me tjetërkënd. Kështu që, femra e cila shoqërohet me një mashkull, ajo shoqëri sjell simpatinë, simpatia sjell dashuri, dhe shtohet ajo dashuri dhe sirtari rritet e shtohet. Dashuria është hija e njerëzve në thellësi të njerëzve, e rrënjosur në trupin e njerëzve.

Lini një koment