ME MUHAMEDIN A.S. PREJ MËNGJESIT DERI NË MBRËMJE

Dr. Musli Vërbani

 

ME MUHAMEDIN A.S. PREJ MËNGJESIT DERI NË MBRËMJE

 

Kur zgjohej nga gjumi bënte këtë lutje:

“Falënderimi i takon Zotit i cili na ka ngjallë pasi ishim të vdekur dhe te Ai do kthehemi.”

 

Kur ngrihej nga shtrati bënte këtë dua:

“O Zoti im këtë nuk e ke krijuar kot. O Shndërrues i zemrave  forcoje zemrën time në fenë tënde të vërtetë.”

 

Kur e shikonte veten në pasqyrë bënte këtë dua:

“Falënderimi i takon Zotit i cili më krijoi dhe më përsosi. O Zoti im! Edukoje zemrën time  ashtu si e ke zbukuruar trupin tim.”

 

Kur i vishte rrobat bënte këtë dua:

“Falënderimi i takon Zotit i cili më ka bërë të vishem, me mbulua trupin tim dhe të zbukurohem në jetën time.”

 

Kur dilte nga shtëpia bënte këtë dua:

“Në emër të Zotit, iu mbështeta Zotit. O Zoti im! Unë të mbështetem Ty që të mos bëjë padrejtësi dhe të mos më bëhet padrejtësi.”

 

Kur hynte në xhami bënte këtë dua:

“O Zoti im hapi dyert e mëshirës Tënde dhe më zgjero diturinë  prej arkës së diturisë Sate.”

 

Kur hynte në shtëpi bënte këtë dua:

“Me emër të Zotit kemi hyr, me emër të Zotit kemi dal dhe dëshirës sate i jemi mbështetur.”

 

Kur hante bënte këtë dua:

“Falënderimi i takon Zotit i cili na ushqen dhe na plotëson ushqimin, na ka bërë me pi dhe na ka dhënë mjaftueshëm dhe na ka bërë  musliman.”

 

Kur pinte ujë bënte këtë dua:

“Falënderimi i takon Zotit i cili me mëshirën e Tij e ka bërë ujin të ëmbël dhe të pijshëm, e nuk e ka bërë të njelmët për shkak të gabimeve tona.”

 

Para se të hynte në nevojtore bënte këtë dua:

“I mbështetem Zotit nga djalli i mallkuar. O Zoti im kërkoj mbështetje  nga fëlliqësirat dhe të këqijat.”

 

Kur dilte nga nevojtorja bënte këtë dua:

“O Zoti im nga Ti kërkoj falje. Falënderimi i takon Zotit i cili i largoi nga unë ndyrësirën dhe më fali.”

 

Kur hidhërohej bënte këtë dua:

“O Zoti im falmi mëkatet dhe largoje nga unë hidhërimin.”

 

Kur hipte në kafshë ose mjet qarkullues bënte këtë dua:

“I Lartmadhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve sepse ne nuk do kishim mundësi të bënim këtë dhe me siguri do të kthehemi tek Zoti ynë.”

 

Kur synonte të bëjë një punë bënte këtë dua:

“O Zoti im më bëj të zgjedhur, më fisnikëro. Më lehtëso e mos më vështirëso, dhe mos më demoralizo.”

 

Kur dëshironte të udhëtonte bënte këtë dua:

“O Zoti im Ti je shoqërues i udhëtimit. Ti je udhëheqës i pasurisë sime, familjes sime dhe fëmijëve të mi.”           

 

Kur sëmurej bënte këtë dua:

“O Zoti im Ti je krijuesi i njerëzve, largoje dhembjen, më shëro se shëruesi i vërtetë je vetëm Ti. Nuk ka shërim përpos shërimit Tënd.”

 

 

Kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi:

“Ne jemi të Zotit dhe ne tek Ai do të kthehemi. Mjafton që Zoti të jetë mbrojtësi im.”

 

Kur i vështirësohej çështja bënte këtë dua:

“O Zoti im. Nuk ka lehtësim vetëm se në qoftë se Ti e lehtëson dhe Ti nëse dëshiron pikëllimin e shndërron në lumturi shumë lehtë.”

 

Kur thirrej ezani i akshamit bënte këtë dua:

“O Zoti im.  Ky është  afrimi i natës dhe  përfundim i ditës dhe kjo është thirrje për namaz, më mëshiro.”

 

Kur errësohej plotësisht bënte këtë dua:

“E përfunduam ditën dhe çdo gjë te Zoti e ka përfundimin. Falënderimi i takon  Zotit Një i cili nuk ka shok as rival.”

 

Kur i afrohej bashkëshortes bënte këtë dua:

“Në emër të Allahut, Zoti im largoje shejtanin nga ne dhe nga pasardhësit tanë.”

 

Kur dëshironte të flinte bënte këtë dua:

“Në emrin Tënd O Zoti im po e shtrij kraharorin dhe në emrin Tënd do të ngrihem. Në qoftë se më merr shpirtin më mëshiro, nëse e kthen ruaje siç i ruan shpirtrat bamirës dhe të devotshëm.”                  

Lini një koment