Kulminacioni i tolerancës islame

Shkëputur nga libri: “Madhështia e Islamit”

Autor:  Shejh Muhamed Muteveli Sharavij

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Kulminacioni i tolerancës islame

 

 Si e trajtoi islami ateizmin?

Në kohën kur prezentoi islami, ekzistonin dy tabore:

  1. Tabori i mosbesimtarëve në Zotin, pra tabori i cili besonte në materie (jo në Zot) dhe;
  2. Tabori i pikëbashkimit të qiellit me tokën, me të cilin program për njerëzit kishte ardhur edhe i dërguari i Allahut s.a.v.s.

Feja islame ishte praktike me kohën në të cilën jetohej. E pranoi  secilën ashtu siç ishte, e pranoi pabesimin vetëm se jo duke e ledhatuar por duke e kundërshtuar dhe akuzuar në të metën e pabesimit, sepse mospajtimi në mes të islamit dhe ateizmit ishte në thelbin e besimit, pra në ekzistencën e Zotit i cili e ka krijua kozmosin.

Në anën tjetër u përball me të tjerët të cilët besonin në ekzistencën e Zotit dhe në zbritjen e shpalljeve qiellore për njerëzit, e ata ishin pasuesit e librit (ehlil kitab). Parashtoret pra pyetja: Si i trajtoi islami pasuesit e librit siç janë jehuditë dhe të krishterët?. Islami i pranoi dhe i toleroi në tolerancën kulminante duke ju garantuar paqe dhe siguri. I përmendi cilësitë fisnike me të cilat i ka nderua Allahu të dy fetë me dy pejgamberët e tyre. E nderoi Musaun për mrekulli, po ashtu e nderoi Isaun. Sa i përket Isaut nuk e pranoi se ka lind si fëmijë prej prostitucioni dhe nuk i pranoi akuzat ndaj nënës së tij. Që të dy pejgamberët i pranoi duke u mbështet në parimin e bashkimit të qiellit me tokën.

Ne e dimë se persianët përfaqësonin zjarrputizmin dhe ateizmin, përderisa romakët  përfaqësonin pasuesit e librit të cilët ishin më afër zemrës së të  dërguarit të Allahut s.a.v.s dhe më afër zemrave të besimtarëve. Kjo nga shkaku se ishin pasues të librit. Kur ndodhi lufta në mes romakëve dhe persianëve u pikëllua i dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe së bashku me të dërguarin e Allahut u pikëlluan edhe besimtarët, sepse armiqësia në mes të ateistëve dhe muslimanëve ishte në shkallë më të lartë, përderisa në mes të muslimanëve dhe pjesëtarëve të dy feve tjera (krishtere dhe jehude) kishte pajtueshmëri sa i përket çështjes së Zotit, dhe sa i përket pikëbashkimit të qiellit me tokën dhe zbatimit të programit qiellor në tokë.

Kjo ishte arsyeja se pse zemra e të dërguarit të Allahut dhe zemra e besimtarëve ishin me pasuesit e librit. Për këtë arsye edhe ka zbritur Kur’ani që të tregoj se islami dhe logjika islame i ka dashur ata të cilët nuk e kanë besua Muhamedin (si Pejgamber) por që kanë besua në Zotin, dhe u ka dhënë përparësi këtyre ndaj atyre të cilët nuk kanë besua në Zotin.

Kështu pra, dashuria e Muhamedit s.a.v.s. ndaj Zotit të tij ishte më e fuqishme se sa dashuria ndaj vetes së tij. Pra, ata të cilët e kanë mohua Muhamedin a.s. kanë qenë më afër zemrës së Muhamedit se sa ata të cilët e kanë mohua Zotin. Nga ky shkak ishte pikëlluar i dërguari i Allahut s.a.v.s. kur mori lajmin se ka triumfua Persia ndaj Romakëve. Për këtë ngjarje kanë zbritur ajetet kur’anore: “Pësuan disfatë romakët, në tokën më të poshtme, mirëpo pas disfatës së tyre do të triumfoj, (kjo do të ndodhë) brenda disa viteve, sepse kjo është çështje e Zotit që e ka caktua edhe më herët edhe më vonë, dhe atëherë gëzohen besimtarët për ndihmën e Allahut.” (err-Rrum: 1-2)

Kështu pra triumfi i pasuesve të librit ndaj atyre që mohojnë ekzistencën e Zotit duhet t’i gëzoj besimtarët të cilët besojnë në Zotin, sepse në esencë ne jemi besimtarë edhe pse nuk pajtohemi për të dërguarin i cili sjell shpalljen. Ato veç janë pajtua për Muhamedin në aspektin negativ (në mospranimin si pejgamber) por prapë se prapë zemrat e besimtarëve kanë anuar te ata, dhe  janë me ata sepse Allahu i ka përgëzuar besimtarët se do t’ju ndihmoj besimtarëve edhe pse e mohojnë Muhamedin a.s. kur ka thënë: “…Dhe atëherë do të gëzohen besimtarët me ndihmën e Allahut.” (err-Rrum: 2)

A mos kemi dëgjuar ndonjëherë tolerancë më të madhe se kjo tolerancë?!. Pra kur themi se gëzohen zemrat e besimtarëve në Muhamedin së bashku me zemrat e besimtarëve në Zotin edhe pse ata (pasusesit e librit) nuk e pranojnë Muhamedin.

Çështje tjetër: Si mundet t’i zbret ajeti fisnik të dërguarit të Allahut s.a.v.s. përderisa ka qenë pejgamber i cili nuk ka ditur shkrim dhe lexim dhe të gjykoj për luftën në mes të dy superfuqive më të mëdha të asaj kohe?. Superfuqisë së lindjes Persisë, dhe superfuqisë së perëndimit Romës. Si ka mundur me gjykua në përfundimin e luftës me triumfin e romakëve dhe atë brenda disa viteve. Kush është ai i cili mund të përcaktoj përfundimin e luftës në mes të dy superfuqive dhe atë brenda disa viteve. Po t’kishte gjykua vetëm për betejën ekzistuese, ne do të thonim se Muhamedi s.a.v.s  ka pasur njohuri dhe informacione për armatimin dhe forcën ushtarake të romakëve me të cilin armatim dhe forcë do të triumfonte ndaj Persisë, mirëpo përkufizimi brenda disa viteve është çështje serioze. Me të vërtet është çështje serioze të gjykosh për fitoren e romakëve ndaj persianëve brenda disa viteve, pra prej shtatë deri në nëntë vite.

Si ka mundur të gjykoj përfundimin e një lufte ku në rend të parë nuk ka qenë pjesë e asaj lufte. Në rend të dytë ai nuk ka mundur me e ditur se brenda disa viteve cila do të forcohej dhe cila do të dobësohej, mirëpo e ka deklarua me vendosmëri dhe me siguri se Allahu do t’i ndihmoj romakëve brenda disa viteve, e atëherë do të gëzohen besimtarët për ndihmën e Allahut për fitore. Dhe me të vërtet, brenda disa viteve u realizua fitorja… Kjo fitore ka ndodhur paralelisht me fitoren e muslimanëve në Bedr.

Parashtrohet një pyetje: A mos vallë pejgamberi s.a.v.s ka gjykua për çdo jehudi ashtu që të bëhet krahasimi me të. Jo, përkundrazi pejgamberi s.a.v.s e ka respektua gjendjen reale. Shumica e jehudëve posedon të drejtën dhe argumentin, për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar na ka thënë  neve: “Ka prej pasuesve të librit që nëse u besohet një thesar (pasuri), e zbatojnë. Dhe ka prej tyre që nëse u besohet qoftë edhe një dinarë nuk e zbatojnë  vetëm nëse atyre u qëndron pranë.” (Ali Imran : 75)

Ajeti i ka barazua besimtarët me jehuditë ashtu siç i ka barazua besimtarët me të krishterët. Pse? Sepse po tëe ngrihej çdo jehud  të gjykonte kundër tij dhe çdo krishter të gjykonte kundër tij, atëherë ata prej tyre të cilët i kanë përgatitur zemrat për të besua në Muhamedin s.a.v.s do të thonin:  Pse të gjykoj (Muhamedi a.s) kështu për ne, kurse ne besojmë në të vërtetën. Muhamedi a.s. nuk i ka bërë padrejtësi asnjërit pej pasuesve të librit, por ka thënë: Ka prej tyre të cilët zbatojnë ligjet e Allahut dhe ka prej tyre të cilët nuk i zbatojnë ligjet e Allahut. Pra njësoj siç veprojnë besimtarët me Muhamedin a.s.

Për këtë arsye, pasuesit e librit duhet ta kuptojnë këtë çështje dhe energjinë  e tyre mos ta bëjnë mbështetje të pabesimtarëve në Zotin sepse Allahu dëshiron nga ne që në tokë të mbizotëroj programi i tij dhe kur pasuesit e Islamit fitojnë në ndonjë vend prej vendeve të tokës ata sjellin paqe, siguri dhe lumturi, sepse islami angazhohet për tolerancë dhe paqe dhe në realizim të  programit tëe Zotit.

Lini një koment