Dr. Musli Vërbani
SHARTET E ZEKATIT
Shartet e zekatit janë:
- Me qenë musliman
– Jomuslimani me dhënë zekatin nuk i pranohet, sepse Zoti i Lartmadhëruar nuk i do veprat e pabesimtarëve.
2. Me qenë i lirë.
- Robi nuk e ka për obligim dhënien e zekatit sepse ai nuk ka pronësi as për veten e
3. Me qenë në kompetencë absolute.
- Pasuria për të cilën jepet zekati duhet me qenë në pronësi.
4. Mosha madhore
- Fëmija para moshës madhore nuk e ka për obligim zekatin, sepse Muhamedi a.s. ka thënë:
“Tre personave lapsi nuk i shkruan veprimet e tyre: Fëmiut deri sa të rritet, tëçmendurit deri sa të vetëdijesohet dhe i fjeturi deri sa të zgjohet”. (Ebu Davudi, Nesaiu)
5. Që pasuria me arrit shkallën e Nisabit.
Nisab quhet sasia e caktuar e pasurisë kur bëhet obligim zekati e ajo është 85 gr. të arit. Muhamedi a.s. ka thënë: “Nuk jepet zekati nën shumën prej 100 dërhemëve”.
6. Që pasuria me kalua një vit pa qarkulluar.
- Kur pasuria e arrin kufirin e nisabit dhe kalon një vit bëhet obligim.
- Në pemë dhe perime zekati jepet në kohën e të mbledhurave ose të korrurave.