KANCERI DHE DHEMBJET E TIJ

Autor: Muhamed Muteveli Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

KANCERI DHE DHEMBJET E TIJ

Shejh Shaëraviju më pyeti:

A e di, pse kanceri paraqitet (identifikohet) befasisht?

A e di, pse nuk ndien i sëmuri prej kancerit dhimbje në fazën e parë të tij?

A e di, pse i sëmuri kanceroid ndien dhimbje të madhe në fazën e fundit?

Pasi i dëgjova këto pyetje me vëmendje, e riktheva mendjen time në të kaluarën dhe menjëherë m’u kujtuan pyetjet disi të ngjashme, të cilat m’i ka parashtruar komisioni i mbrojtjes së diplomës së fakultetit kirurgjik. Ishte në pyetje kanceri i gjinjve dhe shkaqet e infektimit të tyre. Pastaj të sëmurën e sjellën në sallë të operacionit për t’i bërë disa analiza. Prej operimit të mëhershëm u vërtetua se infektimi ishte përhapur në tërë gjirin, i shoqëruar me puçrra limfatike nën kraharor, dhe kjo u kuptua se është përhapur për shkak të operimit të mëhershëm në këtë pjesë.

Pyetjet e komisionit kanë qenë:

  • Cili është shkaku i përhapjes së kancerit gjatë operimit?
  • Për shkak të kancerit femëror (rrënjëve të tij) – u përgjigja.
  • Çka nënkuptohet me fjalën rrënjë (femëror)?
  • Infektimi prej puçrrave limfatike.
  • Po pse?
  • Sepse është prekur, ndikuar prej elementeve kancerogjene dhe kështu është përhapur, dhe kjo për arsye se identifikimi është bërë vonë.
  • Cili është shkaku i identifikimit tepër vonë?
  • Sepse kanceri i gjinjve nuk shkakton dhimbje të konsiderueshme në fillim dhe për këtë arsye nuk i kushtohet vëmendje, dhe nuk shikohet.
  • Pse në shumicën e rasteve të kancerit dhembjet e mëdha paraqiten në fazën e fundit?
  • Sepse ajo përhapet gradualisht dhe arrin në masën më të madhe, dhe kështu bën presion në hapësirën përreth, dhe aty shkakton ngushtim dhe lodhje, e nga aty rezulton dhimbja e madhe.

Shejh Shaëraviju më sqaroi mua se si kanceri shkakton dhimbje të madhe në fazën e fundit të tij: Allahu i Lartmadhëruar ka bërë që çdo organ të ketë hapësirën e vet të lëvizjes në trupin e njeriut. Allahu i Lartmadhëruar e ka strukturuar në hollësi që çdo pjesë organike të jetë harmonike me pjesët tjera. Gjoksin e ka bërë për ta mbrojtur zemrën prej çdo fërkimi apo ndeshjeje, po ashtu edhe mëlçinë dhe mushkëritë, përqendrimi i tyre brenda gjoksit u siguron atyre që të mos qahen (pëlcasin), sepse ndeshja me çdo trup fizik ato do të pëlcitnin, pra do të qaheshin mushkëritë dhe mëlçia.

Kur të lëngon një organ prej organeve prej kancerit, atëherë ajo zbrazëti funksionon jonormal dhe shkaktohet çrregullim. Kështu përhapet shumëfish kanceri nga hapësira e mëparshme dhe çrregullon hapësirën e tjetrit organ, i bën presion atij, ia zë frymën, e kjo është shtrëngim i madh dhe mizori e madhe ndaj organit tjetër, e atëherë bërtet i sëmuri, sepse ka filluar konflikt mes organeve të brendshme, e kjo dhimbje shumëfishohet pasi që ato pjesë janë plasaritur dhe janë thyer.

Lini një koment