Shkruan: Dr. Musli Vërbani
ISLAMI ËSHTË PAQE
Fjala Islam është paqe, këtë epitet ia ka dhënë Zoti i Lartëmadhëruar dhe askush nuk mund ta zhvesh Islamin nga ky epitet qoftë prej melekëve qoftë prej njerëzve qoftë prej besimtarëve të vet fesë Islame sepse është epitet të cilin ia ka dhënë Krijuesi dhe nuk mund t’ia heq krijesa dhe krijesa nuk mund ta heq epitetin e Krijuesit. Këtë epitet e ka edhe vet Zoti i Lartëmadhëruar Selam – Paqe.
Këtë maksimë e gjejmë në Kur`an ku Zoti i Lartmadhëruar thotë “Dhe jam i kënaqur që fe për juve e lashë Islamin (Fenë e Paqes)”.
Feja Islame zanafillën Paqe e ka, prej Ademit a.s, bile jo prej Ademit a.s. pasi që ka zbrit në tokë por para se të zbriste në tokë, pra që nga frymëmarrjet e para të tij kur i përshëndeti melekët me përshëndetjen “Paqja qoftë mbi ju” dhe melekët ia kthyen “po ashtu edhe mbi ju qoftë paqja dhe mëshira e All-llahut”.
Cilësia Paqe e fesë Islame është cilësi e vet Krijuesit dhe është një prej emrave të bukur të Allahut (es-Selam – Paqe), dhe për këtë arsye Muhamedi a.s. është lutur “O Zot Ti je paqe dhe prej Teje buron paqja”.
Namazi është shtyllë e Islamit, gjatë qëndrimit në namaz përsërisim përshëndetjen e ndërsjellë të Zotit të Lartëmadhëruar me Muhamedin a.s. në natën e Miraxhit, mu në atë natë në të cilën është bë obligim namazi, për këtë arsye kjo përshëndetje ka zënë vend në namaz se Zoti i Lartëmadhëruar e ka përshëndet Muhamedin a.s. me “Paqe” dhe po ashtu Muhamedi a.s. ia kthen përshëndetjen “Paqe”.
Edhe pas përfundimit të namazit kur ta vazhdojmë aktivitetin tonë e startojmë me moton “O Zoti im! Vërtet ti je Paqe dhe prej teje buron Paqja…”.
Paqja duhet filluar nga vet-vetja, njeriu në rend të parë duhet të arrij paqen me vet-vetën e pastaj me të tjerët, kur të hymë në shtëpi edhe nëse në shtëpi nuk është asnjë anëtar i familjes, posa ta hapim derën e shtëpisë e përshëndesim veten me përshëndetjen “Paqe”.
Testimin e arritjes së paqes me vet-veten e bënë agjërimi, në fund të këtij muaji është një natë e cila është më e vlefshme se sa e tërë jeta dhe gjatë tërë natës së vlerës deri në agim apelohet “Paqe” dhe ky apel bëhet nga krijesat më të mira, prej melekëve dhe prej shpirtit besnik i cili kërkon që të ruhet paqja me besnikëri.
Haxhi si shtyllë e islamit është konferencë e paqes shumëdimenzionale sepse moto kryesore ka “Paqen”, paqe me Zotin, me veten, me njerëzit, me kafshët me insektet e deri te edhe bimët qofshin ato prej bimëve më të imta.
Përshëndetja e njëri tjetrit bëhet me shprehjen “Paqe” në fenë tonë fillon me “Paqe”. Kur të takohemi në rrugë me injorantët Zoti na ka mësua që t’iu themi “Paqe”. Zoti i Lartëmadhëruar thotë: “Robërit e të Githëmëshirëshmit janë ata të cilët ecin në tokë me qetësi dhe kur të takohen në rrugë me injorantët u thonë “Paqe”.
E tërë jeta jonë është e fokusuar për të fituar shtëpinë e botës tjetër mirëpo ajo shtëpi e botës tjetër quhet shtëpia e Paqes për të cilën fton Zoti i Lartëmadhëruar.
Përshëndetja në xhenet prej Zotit të Lartëmadhëruar do të jetë me shprehjen “Paqe”. Në xhenet nuk do të dëgjohen shpifje e fjalë të kota por vetëm përshëndetjet “Paqe”.
Pra, fillimi i jetës ka filluar me paqe dhe e tërë jeta duhet të jetë për paqe dhe bota tjetër është paqe, dhe të gjitha këto janë të argumentuar me fjalët e Zotit të Lartëmadhëruar në Kur’an dhe kush është ai që mund t’i mohoj këto përpos ai i cili nuk i beson fjalët e Zotit të Lartëmadhëruar.