ABDESI

Dr. Musli Vërbani

ABDESI

Abdes quhet: Pastrimi i posaçëm i disa pjesëve të trupit para se ta falim namazin.

Argument për abdesin se është farz, kemi fjalën e Allahut në Kur`an, ku thotë:

“O besimtarë kur të ngriheni për me u falë (më së pari) pastroni fytyrat tuaja, (pastaj) duart e juaja deri në bërryla, lëmoni (jepni mes`h) kokat e juaja dhe (në fund pastroni) këmbët e juaja deri në nyje”. (SURETUL-MAIDE, 6)

Argument tjetër për abdesin, kemi thënien  e  Muhamedit a.s., ku thotë :

“Allahu nuk e pranon namazin e juaj nëse kryeni nevojë e nuk merrni abdes ”.

Lini një koment