Dr. Musli Vërbani
Trashëgimtarët “Asaba” në të drejtën trashëgimore islame
Trashëgimtarët “Asaba” janë trashëgimtarët me të drejtë të papërcaktuar dhe me të drejt bashkëpjesmarrjeje
Trashëgimtarët për nga forma e trashëgimisë ndahen në:
- Trashëgimtarë të specifikuar për të trashëguar formën përcaktuar AS-HABUL FURUD me fjalë tjera Farzmarrësit; dhe
- Trashëgimtarë të caktuar për të trashëguar në formën e papërcaktuar ASABA.
Asaba do të thotë lidhje e fortë.
Asaba janë bijtë e personit dhe të afërmit e tij nga ana e babait. Janë quajtur kështu sepse ata shtrëngojnë fort njëri-tjetrin dhe bëhen koalicion.
Me “Asaba” nënkuptohen personat që marrin pjesën e mbetur nga trashëgimia, pasi që trashëgimtarët farzmarrës të kenë marrë pjesën e tyre. Nëse, pas kësaj nuk mbetet ndonjë pjesë, atëherë trashëgimtarët Asaba nuk trashëgojnë sepse pjesa e përcaktuar ka përparësi ndaj pjesës së papërcaktuar.
Çdo trashëgimtarë “asaba” mund të mos trashëgoj, përpos birit të të vdekurit i cili edhe pse është “asaba”, ai nuk mbulohet nga trashëgimia në asnjë rast por trashëgon.
Asaba janë trashëgimtarët të cilët renditen në rend për të trashëguar, nëse nuk ka asnjë person farzmarrës. Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Jepuni personave pjesën e përcaktuar (farz), ndërsa pjesën që mbetet, i jepet mashkullit më të afërt.” (Buhariu dhe Muslimi)
Trashëgimtarët me të drejtë të papërcaktuar (asaba) ndahen në:
- Asaba bi nefsihi – koalicionet me veten (gjininë) e tyre;
- Asaba bi gajrihi – koalicionet prej të tjerëve;
- Asaba meal gajri – koalicionet me të tjerë.
- Koalicion me veten e tyre (të gjinisë vetanake) janë:
Asaba bi nefsihi – koalicion me veten është çdo mashkull që në lidhjen e tij me të vdekur nuk hyn asnjë femër.
Asaba bi nefsihi kufizohen në katër kategori:
- djemtë – që quhen dega e të vdekurit;
- baballarët – që quhen rrënja e të vdekurit;
- vëllezërit – që quhen pjesë e babait;
- xhaxhallarët – që quhen pjesë e gjyshit.

Ata që janë në koalicion me veten e tyre në bazë të kategorive të tyre trashëgojnë sipas renditjes së mëposhtme:
Kategoria e parë
Në kategorinë e parë hynë djemtë, që përfshijnë djemtë, djemtë e djemve e poshtë. Kjo kategori i mbulon të gjitha të tjerat, pra kur ekzistojnë djemtë, nuk trashëgojnë kategoritë tjera si babai, vëllezërit, etj.
Tash do t’i ilustrojmë dy raste të trashëgimisë asaba të kategorisë së parë:
Rasti i parë, kur trashëgon baba dhe një djalë:

Në këtë rast, baba trashëgon 1/6 farz, kurse djali trashëgon tërë pjesën e mbetur teasibë, pra 5/6.
Rasti i dytë, kur trashëgon baba dhe pesë djemtë:

Kategoria e dytë
Nëse nuk ekziston ana e djemve, trashëgimia apo ajo që mbetet kalon në anën e baballarëve që përfshin babanë, gjyshin e vërtetë e sipër.
Kategoria e tretë
Nëse nuk ekziston asnjë i gjallë nga ana e baballarëve që meriton trashëgiminë apo atë që mbetet prej saj, trashëgimia kalon në anën e vëllazërisë që përfshin vëllezërit prej nëne e babai, vëllezërit prej babai, fëmijët e vëllait prej nëne e babai dhe fëmijët e vëllait prej babai e ata që zbresin prej të dyve.
Kategoria e katërt
Nëse nuk ka asnjë të gjallë nga ana e babës e përpjetë, nga ana e djalit e teposhtë nga ana e vëllezërve, atëherë trashëgimia apo ajo që mbetet prej saj kalon në anën e xhaxhallarëve pa dallim mes xhaxhallarëve të vetë të vdekurit apo xhaxhallarëve të babait apo gjyshit të tij.
Xhaxhallarët e vetë të vdekurit kanë përparësi ndaj xhaxhallarëve të babait dhe këta ndaj xhaxhallarëve të gjyshit e kështu me radhë.
- Nëse ekzistojnë disa persona nga i njëjti nivel, më shumë të drejtë për trashëgiminë ka ai që është më i afërt me të vdekurin.
- Nëse ekzistojnë disa persona që kanë të njëjtën lidhje me të vdekurin sipas anës dhe nivelit, më të drejtë për trashëgiminë ka ai që e ka afërsinë më të fortë.
- Nëse i vdekuri lë persona të barabartë në lidhjen e tij me ta sipas anës, nivelit dhe forcës së lidhjes, ata e meritojnë të tërë trashëgiminë në mënyrë të barabartë sipas numrit të tyre.
Ky është edhe kuptimi i thënies së juristëve: “Përparësia në afërsinë (asaba) me veten e tyre merret sipas anës, -nëse janë të njëjtë sipas nivelit, nëse janë të barabartë sipas forcës nëse janë të njëjtë në nivel, anë dhe forcë, e meritojnë të gjithë trashëgiminë në mënyrë të barabartë e ajo ndahet sipas numrit të tyre”.
- Koalicioni prej të tjerëve (gjinisë tjetër)
Koalicioni prej të tjerëve, janë femrat të cilat marrin gjysmën e trashëgimisë farz kur janë të vetme, dy të tretat nëse ka një motër apo më tepër, e nëse me të apo me to është një vëlla, atëherë të tërat mbulohen nga ai (asaba).
Koalicion prej të tjerëve janë katër llojesh:
- vajza ose vajzat;
- vajza ose vajzat e djalit;
- motra ose motrat prej nëne e babai;
- motrat ose motrat prej babai.
Secili nga këta katër grupe formojnë koalicion (asaba) prej të tjerëve që është vëllai. Në këtë rast, trashëgimia ndahet mes tyre, ku mashkulli merr dyfishin e femrës.
- Koalicion me të tjerët (të njëjtës gjini por të rangut tjetër)
Çdo femër që ka nevojë për një tjetër femër për t’u bërë e afërt (asaba).
Koalicioni me tjerët kufizohet vetëm në dy femra që janë:
- Motra apo motrat prej nëne e babai me vajzën apo vajzat e djalit.
- Motra apo motrat prej babai me vajzën apo vajzat e djalit. Ato marrin pjesën që mbetet nga trashëgimia pas ndarjes së pjesëve farz (të përcaktuar).
Kandidatët e nominuar për trashëgimi të papërcaktuar *Trashëgimtarët “asaba”ndahen në dy grupe :
- Trashëgimtarët asaba(Koalicioni) sipas gjakut
- Trashëgimtarët asaba(Koalicioni) prej ndonjë shkaku.
- Trashëgimtarët asaba (Koalicionin) sipas gjakut e shpjeguam më herët.
- Trashëgimtarët asaba(Koalicionin) prej ndonjë shkaku. I afërmi prej ndonjë shkaku është skllavi i liruar, mashkull qoftë apo femër. Nëse nuk ekziston një i tillë, trashëgimia i takon të afërmve të tij.
———————————————————————————————————–
Muhamedi s.a.v.s. ka porositur:
“Mësojeni shkencën e trashëgimisë (feraidit) dhe mësojuani të tjerëve, sepse vërtetë ajo është gjysma e diturisë dhe që më së shumti harrohet, ajo është dituria e parë e cila do të ngrihet nga njerëzit.” (Transmeton Ibn Maxhe)