Argumenti i sunetit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Burimi: USULI FIKHU ISLAM

 

Argumenti i sunetit

 

Dijetarët janë argumentuar se suneti i Pejgamberit s.a.v.s. është argument në nxerrjen e ligjeve të sheriatit, me argumente prej Kur’anit, ixhmait dhe argumenteve logjike.53 I pari i është përmbajtur këtij argumentimi përpos ixhmait (ndihmues, mbrojtës dhe përmbajtës i hadithit) Imami Shafiju r.a. në librin e tij “Umë” dhe “Risaletun”

  1. Kur’ani. –Allahu ua ka bërë obligim besimtarëve që të dëgjojnë dhe të pasojnë Pejgamberin s.a.v.s. E ka bërë dëgjueshmërinë e të Dërguarit të Tij dëgjueshmëri të Tij. I ka udhëzuar besimtarët që kur të kundërshtohen në mes vete, le të kthehen (bazohen) te Allahu dhe te i Dërguari i Tij. Dhe, nuk ka lejuar që askush të zgjedhë gjykim tjetër përpos gjykimit të Allahut dhe të Dërguarit. E ka bërë domosdoshmëri besimin në të Dërguarin. Kush e ka vaxhib që të dëgjojë dikë, ai e ka vaxhib t’i dëgjojë fjalët e tij. E, kush e ka vaxhib të besojë dikë, ai e ka vaxhib të pasojë fjalët e tij, veprat e tij dhe çdo vendim të tij.

Zoti i Lartmadhëruar ka  thënë:”

“O ju besimtarë, bindjuni  Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse  nuk pajtoheni me ndonjë gjë, drjejtojuni Allahut dhe të Dërguarit; nëse besoni Allahun dhe ditën e kiametit, kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur”.

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Kush dëgjon të dërguarin, ai veç ka dëgjuar Allahun”

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Ata që janë të dëgjueshëm ndaj Allahut dhe të dërguarit, do të jenë në shoqëri me ata të cilët i ka bekuar Allahu: pejgamberët, të drejtët, dëshmorët dhe me njerëzit e mirë. Sa shokë të mirë do të jenë ata.”

Nisa 69

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Kur Allahu dhe i dërguari i tij caktojnë diçka, atëherë as besimtari, as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të dërguarin e tij, ai me siguri ka humbur keq”. El Ahzab;36                                                                                                    

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk të besojnë deri sa për gjykatës në mosmarrëveshjen e tyre nuk të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd nuk ndiejnë në shpirtërat e tyre aspak seriozitet, apo vështërësi, dhe përderisa nuk përulen tërësisht”,       Nisa 65

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Çka ju jep i dërguari, pranojeni, e çka ju ndalon, ndalojeni”.

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Thuaj:nëse e doni Allahun, më pasoni mua, Allahu ju donë”. Ali Imran,31

“Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhërin e tij, mos t’i kaplojë ndonjë sprovë, apo mos t’i godasë ndonjë dënim i dhembëshëm.”    En Nur 63

                                                                                                           

Duke kërkuar që të besohet në Pejgamber, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

     “Me të vërtetë besimtarë janë vetëm ata të cilët besojnë Allahun dhe të dërguarin e tij dhe kur janë me atë për ndonjë çështje të përbashkët, nuk largohen pa marrë pëlqimin e tij”.                                                                                                                 En Nur,24

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe besoni Allahun dhe të dërguarin e tij, i cili beson në Allahun dhe në fjalët e Tij dhe besoni atë me shpresë se do të shpëtoni “.               El -Earaf

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“ Ai është i Cili dërgoi te populli analfabet pejgamber prej mesit të tyre që t’u lexojë atyre ajetet e Tij, t’i pastrojë ata dhe t’ua mësojë Librin dhe urtësinë, edhe pse më herët kanë qenë në humbje të sigurt”.

El -Bekare

Pejgamberi s.a.v.s. i ka mbështetur të gjitha këto kuptime të ajeteve. Në haxhin lamtumirës ka thënë: “Në mes jush kam lënë dy çështje: nëse i përmbaheni atyre, kurrë nuk do të humbni, e ato janë Libri i Allahut dhe sunetet e të dërguarit të Tij”.54

Mikdam bin Muad Jakrib transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pra, më është dhënë mua Kur’ani dhe ngjashëm me të. Përmbajuni Kuranit: çka të jetë e ndaluar në të, ndalohuni, çka të jetë e lejuar në të, lejoni; pra, çka të ndalon i dërguari i Allahut, sikur të ketë ndaluar Allahu.55

  1. 2. Ixhmai i Sehabeve Zoti qoftë i kënaqur me ata të cilët kanë bërë obligim pasimin e sunetit gjatë jetës dhe pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s.. Gjatë jetës së tij zbatonin gjykimet e tij, kryenin urdhrat e tij, largoheshin nga ndalesat e tij dhe nuk bënin dallim në mes të gjykimit të Kur’anit dhe gjykimit të Pejgamberit s.a.v.s., ashtu siç u sqarua më parë te hadithi i Muadh bin Xhebelit: Kur e ka pyetur Pejgamberi s.a.v.s.: Po nëse nuk e sheh në librin e Allahut. Ai iu është përgjigjur: Atëherë gjykoj me sunetin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..

Praktika e Ebu Bekri Sidikit, Omerit dhe të tjerëve, të cilët gjithmonë kur nuk e gjenin zgjidhjen e gjykimit në Kur’an, vepronin me atë çka kishin dëgjuar dhe mësuar prej Pejgamberi s.a.v.s., ose çka kishin dëgjuar sehabet prej Pejgamberit s.a.v.s. .

Pas sehabeve kështu kanë vepruar dijetarët islamë dhe askush nuk e ka refuzuar, por të gjithë e kanë pranuar.

3.Argument logjik. –Allahu i Lartmadhëruar e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij ta pasojë shpalljen dhe ta përcjellë shpalljen e Tij. Transmetimi i shpalljes është leximi i Kur’anit, ndërsa sqarimin e ka bërë Pejgamberi s.a.v.s.

Janë të fuqishme argumentimet për sigurinë e Pejgamberit s.a.v.s. që të mëkatojë, të harrojë apo të bëjë gabim. Për këtë sheriati është Kur’ani dhe fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.56

Përpos kësaj, në të shumtën e rasteve Kur’ani ka nevojë për sqarimin e të pasqaruarës, përkufizimin e të papëkurfizuarës, specifikimin e të përgjithshmes. Shembull: “Faleni namazin dhe jepeni zekatin” .

“Është bërë obligim agjërimi për ju”.

“Kryerja e haxhit në shtëpinë e shenjtë për njerëzit është obligim për Allah”.

 

“Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën” .

 

“Dhe ju është lejuar juve, përpos këtyre për ju”.

 

 “Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart e tyre”, e ajete të ngjashme të cilat kanë nevojë për sqarim. E këtë detyrë e kanë kryer fjalët dhe veprat e Pejgamberit s.a.v.s. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Ne e kemi zbritur Kur’anin që t’ua sqarosh njerëzve çka u ka zbritur atyre”.

Xhibrili a.s. ia zbriste sunetin Pejgamberit s.a.v.s. ashtu siç ia zbriste Kur’anin. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe nuk flet nga vetvetja, por në të vërtetë është shpallje, e cila i shpallet atij.

Po mos të kishte qenë suneti argument për muslimanët, nuk do të kishte pasur mundësi zbatimi i farzeve të Kur’anit dhe as zbatimi i dispozitave  të tij.

Evzaiju ka thënë: “Më shumë nevojë ka libri (Kur’ani) për sunetin se sa suneti për librin (Kur’anin)”.

Ibn Abdul Berri ka thënë: “Suneti sqaron dhe definon çështjet përfundimtare të Kur’anit”.

Zenadikët dhe disa të vetmuar të Havarixhëve e refuzojnë argumentimin e sunetit. Abdurrahman bin Mahdi thotë: Zenadikët dhe Havarixhët kanë shpikur hadithin: Çka u tregohet prej fjalëve të mia, krahasoni me librin e Allahut: nëse është në përputhshmëri me Kur’anin, atëherë atë unë e kamë thënë, po nëse është në kundërshtim me Kur’anin, unë nuk e kam thënë, po si të kundërshtoj librin e Allahut(një formulim tjetër), kurse  ai më ka zbritur mua për ju”.

Jahja bin Muijni ka thënë: Është hadith i shpikur, e kanë shpikur Zenadikët. Imam Shafiiju ka thënë: “Nuk ka transmetues as të vogël, as të madh që ka transmetuar e që vërteton besueshmërinë e këtij hadithi.57

Argumentet e mohuesve të argumentit të sunetit

Këta mohues janë mbështetur në mospranimin e sunetit me disa ajete të kuptimit sipërfaqësor:58

 

  1. 1. Ata thonë: Kur’ani është sqarim për çdo gjë. Është në gjuhën arabe dhe nuk ka nevojë të sqarohet në gjuhën joarabe. Hadithet që i transmetojnë transmetuesit janë njerëz, të cilët është e pamundur të mos rrejnë, të mos gabojnë apo të mos harrojnë. Suneti nuk mund të ngritet në vendin e librit i cili është argument i prerë. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Ne nuk kemi lënë asgjë mangut në libër ( Kur’an)”. Ata thonë: Po të kishte pasur nevojë Kur’ani për sunet, atëherë do të ishte i mangët dhe i paqartë. E, kjo do të tregonte kundërshtim me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar, e cila gjë është absolutisht e pamundur.

I kundërpërgjigjemi këtyre se kontesti i ajetit:” Nuk ka asnjë gjallesë në tokë, qoftë shpend, i cili fluturon me dy krahët e tij, e që nuk janë popull sikurse ju, dhe Ne nuk kemi lënë asgjë mangut në libër”. Tregon se fjala “libër” ka për qëllim çështje tjetër, sepse Zoti i Lartmadhëruar nuk ka lënë mangut në asnjë çështje prej çështjeve të të gjitha umeteve, edhe pse ata kanë bërë llogaritje të panumërta, kanë shkruar pandërprerë dhe kanë pasur dituri, sepse dituria e Allahut përfshin çdo gjë.

Por, edhe nëse dakordohemi se qëllimi i fjalës “libër” është për Kur’anin, atëherë nuk është qëllimi për të gjitha gjërat në tërësi, sepse shumë çështje të kësaj bote nuk janë përmendur në Kur’an. Qëllimi i fjalës “asgjë mangut”është për ligjet fetare, të cilat janë bazë e akaidit (besimit) si obligueshmëri e zekatit, të lejuarit e të mirave, të ndaluarit e të këqijave, e që sqarimin e tyre e ka marrë përsipër argumentimi tjetër, siç është fjala e Zotit të Lartmadhëruar “Dëgjoni Allahun dhe dëgjoni të dërguarin”.

Kështu interpretohet edhe fjala e Zotit të Lartmadhëruar “Dhe ne ta kemi zbritur librin, sqarim për çdo gjë”. Nuk është për qëllim gjithëpëfshirja. Edhe ky ajet komentohet si ajeti i sipërpërmendur. Këtë e tregon edhe Ibni Mes’udi r.a. kur ka thënë: Allahu ka mallkuar heqësen e qimeve të vetullave dhe atë që i heq.59

Këtë e dëgjon një grua e fisit Esed, e cila shkon të Ibni Mes’udi dhe i thotë: O baba i Abdurrahmanit, kam dëgjuar se e ka mallkuar këtë e këtë.

Ibni Mes’udi i thotë: Po pse të mos e mallkojë atë që e ka mallkuar i Dërguari i Allahut dhe që është në librin e Allahut.

Ajo i thotë: E kam lexuar tërë mus’hafin, po nuk e pashë atë që ti thua. I thotë: Po ta kishe lexuar, do të kishe hasur në ajetin Kur’anor: “Çka ju jep (urdhëron) i dërguari, merreni atë, dhe çka ju ndalon juve për diçka, largohuni”.

Transmetohet se Shafiiju a.s. ka qenë ulur në mesxhidi haram, duke iu folur njerëzve, dhe u thotë: Për çdo gjë që më pyetni ju jap përgjigjen, duke u bazuar në librin e Allahut. Një njeri e pyet për disa kafshë dëmtuese që lejohen të mbyten në Qabe. Po ku e more këtë dispozitë në Kur’an. I përgjigjet: “Çka ju jep (urdhëron) i dërguari, merreni atë, dhe çka ju ndalon juve për diçka, largohuni”. Pastaj, e tregon hadithin nga Omeri r.a.

 Së dytiata kanë thënë: Suneti nuk është argument, nga shkaku se Allahu nuk e ka bërë detyrim të ruhet, ashtu siç e ka bërë ruajtjen e Kur’anit. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Vërtet, Ne e kemi zbritur Dhikrin (Kur’anin) dhe ne e ruajmë atë”. Ky ajet është posaçërisht për Kur’anin, pasi që drejtimi është vetëm për të.

I kundërpërgjigjemi në dy aspekte:

 

E para: Dhikr nuk është qëllimi posaçërisht vetëm për Kur’anin, por përkundrazi i afrohet alternativës se qëllimi është për sheriatin, i cili përfshin Kur’anin dhe sunetin, sikurse është kuptimi i fjalës së Zotit të Lartmadhëruar; “Dhe nuk lejon Allahu që të shuhet, por e plotëson (dhe e forcon) dritën e tij, edhe nëse e urrejnë pabesimtarët”

            Drita e tij është sheriati dhe feja e Tij.

E dyta: Edhe nëse dakordohemi se fjala “Dhikr” ka për qëllim posaçërisht Kur’anin. Nuk është ajeti argumentimi, siç thonë ata se suneti nuk është argument, sepse përkufizimi nuk është joalegorik; sepse Allahu ka ruajtur edhe gjëra të tjera përpos Kur’anit. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Vërtet, Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos biejnë (humbin)”. Kjo është, sepse i ruan. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Allahu të mbron ( ty o Muhamed) nga njerëzit, të ruan ty”.

Përfundim: Mospranimi i argumenti të sunetit sjell çështje të rrezikshme në fe, sepse, nëse nuk argumentohemi me të, nuk mund të kuptojmë namazin, zekatin, haxhin e farzet tjera në përgjithësi të Kur’anit, të cilat i ka marrë përsipër Kur’ani t’i sqarojë, përpos në aspekt gjuhësor. Kështu bien nga obligimi namazet, zekati të cilat janë përcjellur besnikërisht deri tek ne, obligimet e tyre. Kështu ka thënë Imam Shafiiju r.a. Kështu ka thënë edhe dijetari Shefkaniju në librin “Irshadul Fuhul”.

 

Ibn Bedrani ka thënë: Çdokush që ka dituri e di se argumentimi me sunetin e pastër dhe pavarësia e tij në sheriatin islam është domosdoshmëri fetare dhe këtë nuk ka kundërshtuar askush, përpos atyre që nuk kanë njohuri në fenë islame.

Lini një koment