Trashëgimia e gjyshit sipas së drejtës islame

Dr. Musli Vërbani

Trashëgimia e gjyshit sipas së drejtës islame

 

Gjyshi mbulohet dhe nuk trashëgon nëse ekziston babai.

gjyshi 1

Kur mungon baba, gjyshi zë vendin e babait.

Trashëgimia e gjyshit (baba i babës) vërtetohet me konsensus.

Transmetohet nga Umran ibën Hasin se një person i kishte shkuar Muhamedit a.s. dhe e kishte pyetur: Djali i djalit tim ka vdekur, ç’pjesë të trashëgimisë më takon mua?

Muhamedi a.s  i tha: Një e gjashta.

Kur ai po largohej, Muhamedi a.s. e thirri dhe i tha: Ti ke edhe një të gjashtën tjetër.

Kur u largua, përsëri e thirri dhe i tha: Një e gjashta tjetër është dhuratë.

(Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili e vlerëson si të saktë)

  • Nëna e babait nuk trashëgon kur ekziston babai, sepse ajo lidhet me të dhe trashëgon me ekzistencën e gjyshit.
  • Nëse babai ekziston, ai i pengon nga trashëgimia vëllezërit dhe motrat prej nëne e babai si dhe vëllezërit e motrat prej babai, përderisa këta nuk mbulohen nga gjyshi.

Ebu Hanife ka thënë: “Ata (vëllezërit dhe motrat prej nëne e babai si dhe vëllezërit e motrat prej babai) mbulohen nga gjyshi ashtu si mbulohen nga babai, sepse s’ka dallim mes tyre”.

Gjyshi ka tri opsione:

 

Opsioni i parë

 

Trashëgon një të gjashtën farz kur:

  • nuk është baba i të vdekurit
  • ka trashëgimtarë të lozes së poshtme.

gjyshi 2

Djali pesë të gjashtat, gjyshi një të gjashtat.

 

Opsioni i dytë

Trashëgon pjesën e papërcaktuar nëse i vdekuri nuk e ka:

  • babanë;
  • lozën e poshtme.

gjyshi 3

Gruaja një të katërtën, gjyshi tri të katërtat.

 

Opsioni i tretë

Gjyshi trashëgon pjesën e përcaktuar farz dhe të papërcaktuar teasibë kur i vdekuri:

  • Nuk e ka babanë;
  • ka lozë të poshtme të gjinisë femërore.

gjyshi 4

Gjyshi një të dytën, vajza një të dytën.

 

Muhamedi s.a.v.s. ka porositur:

“Mësojeni shkencën e trashëgimisë (feraidit) dhe mësojuani të tjerëve, sepse vërtetë ajo është gjysma e diturisë dhe që më së shumti harrohet, ajo është dituria e parë e cila do të ngrihet nga njerëzit.” (Transmeton Ibn Maxhe)

 

Lini një koment