Shtyllat e Kijasit

Dr. Vehbetu Zuhejli

“Usuli fikhu islam”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Shtyllat e Kijasit

 

Rukni është pjesë përbërëse e çështjes, pa të cilën çështja nuk mund të ekzistojë.

Nga definicioni u kuptua se kijasi ka katër pjesë përbërëse, e ato janë:

  1. baza,
  2. dega,
  3. kriteri i përbashkët në mes të bazës dhe degës, e cila quhet: arsyeja dhe

4.ligji bazë.

Baza: Te usulijinët bazë quhet hapësira (sfera) e ligjit, në të cilën është ligjësuar prej tekstit apo ixhmait. Te mutekeliminët quhet teksti i cili tregon për ligjësimin e ligjit, sepse ajo (baza) është sfera në të cilën  është prodhuar ligji. Baza është ajo, në të cilën është prodhuar ligji tjetër (i ardhshëm).

              Bazuar në këtëTe fukahatë, në shembullin e ndalimit të pijeve dehëse, në bazë të analogimit me alkoolin, është: Dehja është haram, sepse Baza është ajo, në të cilën rezultohet ligji i degës, pra e përfituar prej saj dhe e rikthyer në të. Kjo realizohet në vetë pijen alkoolike.

Përderisa, te mutekeliminët: Baza është teksti, i cili tregon për ndalimin e alkoolit, sepse në të është prodhuar ligji i ndalesës, pra: Baza është ajo çka në të prodhohet (ndërtohet) tjetra.

Unë e preferoj definicionin e fukahave, sepse gjuhësisht “baza” është ajo për të cilën ekziston nevoja dhe vetë alkooli ka prioritet nga të tjerët, si teksti apo ligji që të quhet “baza”. Kjo nga shkaku se ligji apo teksti presupozohen që të mbështeten në të. E, jo e kundërta, sepse hapësira (sfera) nuk mund të presupozohen për ligj, e as për tekst.

Dega: Definicioni prioritar i fukahave është: Hapësira (sfera), në të cilën nuk ekziston teksti dhe as ixhmai. Nëse e marrim shembullin e sipërpërmendur është “lëngu dehës”.

Arsyeja: Është kriteri, në të cilin është prodhuar ligji bazik, e që në shembullin e sipërpëmerndur është “dehja”.

Ligji bazë: Është ligji i sheriatit, i cili është aprovuar prej tekstit në bazë dhe që qëllimi është që të bartet në degë. Në shembullin e sipërpërmendur ligji bazë është: Ndalimi i alkoolit apo ligji prej së cilës bartet tek dega.

Kijasi: Në shembullin e sipërpërmendur është ndalimi i pijeve dehëse. Ky ligj është produkt i Kijasit, e nuk është pjesë përbërëse e saj. Këtë e ka definuar Amidiu, ndërsa Esneviu ka thënë: Ligji degëzues i kijasit është pjesë përbërëse (rukn) prej pjesëve përbërëse të kijasit dhe nuk është produkt i saj, sepse produkti i kijasit është: Njohuria për ligjin degëzues dhe jo vetë ligji degëzues.

Ky koncept kuptohet me shembull tjetër, e ai është se pejgamberi s.a.v.s. e ka pikësuar për ndalesën e kamatës shtesë dhe kamatës jo shtesë në gjashtë lloje të elementeve, të cilat janë: ari, argjendi, elbi, gruri, hurma dhe kripa. Këto elemente janë bazë dhe misri, orizi, fuli (pasuli)] simbolizojnë degën.

Ligji: Ndalimi i kamatës në ta.

Te hanefijtë arsyeshmëria është: Pesha ose sasia kur lloji është i njëjtë.

Te shafiijtë është: Shtimi në ari dhe argjend dhe ushqimi në produktet e ushqimit në katër ushqimet tjera.

Lini një koment