Dr. Musli Vërbani
Trashëgimia e motrës nga babai sipas së drejtës islame
Motrat prej babai trashëgojnë në 6 opsione:
Opsioni i parë
Mbulimi:
- Mbulohen me ekzistencën e paraardhësit ose pasardhësit mashkull trashëgues;
- Mbulohen me ekzistencën e vëllait prej nëne e babai;
- Mbulohen me ekzistencën e motrës prej nëne e babai, nëse ajo mbështetet me vajzën ose vajzën e djalit sepse ajo në këtë rast zë pozitën e vëllait prej nëne e babai. Ajo ka përparësi ndaj vëllait prej babai dhe motrës prej babai kur ajo mbështetet me të tjerë.;
- Mbulohen me ekzistencën e dy motrave prej nëne e babai, vetëm nëse me to, në gratën e tyre është një vëlla prej babai i cili i mbulon ato. Pjesa e mbetur ndahet mes tyre, ku mashkulli merr dyfishin e femrave.
- Nëse i vdekuri lë pas dy motra nga nëna e babai, motra nga babai dhe një vëlla nga babai, dy motrat prej nëne e babai marrin dy të tretat dhe pjesa e mbetur ndahet mes motrave dhe vëllait prej babai, ku mashkulli merr dyfishin e femrave.
Opsioni i dytë
Motra prej babait trashëgon 1/2 (një të dytën) atëherë kur:
- Nuk ka lozë të poshtme;
- Nuk ka lozë të epërme mashkullore;
- Nuk ka motra tjera prej babait që i përzihet në trashëgimi;
- Nuk ka vëlla prej babait.

Burri një të dytën, motra nga babai një të dytën.
Opsioni i tretë
Trashëgojnë dy të tretat kur:
- Janë dy apo më shumë;
- Nuk ka lozë të poshtme;
- Nuk ka lozë të epërme mashkullore;
- Nuk kanë vëlla nga babi.

Motrat prej nëne një të tretën, motrat prej babai dy të tretat.
Opsioni i katërt
Trashëgon një të gjashtën kur:
- është vetëm me një motër prej nëne e babai, me të cilën e plotëson dy të tretën;
- nuk ka vëlla nga babai.

Një të katërtën gruaja, një të dytën motra e vërtetë, një të gjashtën motra prej babai, tepricën motra e vërtetë.
Opsioni i pestë
Trashëgojnë bashkë me të tjerë (asaba meal gajri), kur është një apo më shumë dhe bashkë me to është edhe një vëlla prej babai. Në këtë rast mashkulli merr sa dyfishi i femrës.

Një të tretën motra nga babai, dy të tretat vëllai nga babai.
Opsioni i gjashtë
Trashëgojnë bashkë me të tjerë (asaba meal gajri) kur:
- me njërën apo më shumë është një vajzë apo vajzë e djalit. Në këtë rast ato marrin pjesën që mbetet pas ndarjes së pjesës së vajzës apo vajzës së djalit.

Vajza një të dytën dhe dy motrat një të katërtën në formën asaba meal gajri, nëna një të gjashtën, gruaja një të tetën.
Muhamedi s.a.v.s. ka porositur:
“Mësojeni shkencën e trashëgimisë (feraidit) dhe mësojuani të tjerëve, sepse vërtetë ajo është gjysma e diturisë dhe që më së shumti harrohet, ajo është dituria e parë e cila do të ngrihet nga njerëzit.” (Transmeton Ibn Maxhe)