VLEFSHMËRIA, PEZULLIMI (NGRIRJA) DHE PAVLEFSHMËRIA

Marrur nga “Usuli fikhu islam” i autorit Dr. Vehbetu Zuhejli.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani.

 

VLEFSHMËRIA, PEZULLIMI (NGRIRJA) DHE PAVLEFSHMËRIA

Vlefshmëria, gjuhësisht, është e kundërta e sëmurjes, ndërsa në sheriatin islam ndonjëherë titullohen ibadetet, e ndonjëherë veprimtaritë e tjera. Ndërkaq, te usulijinët është të realizuarit e veprimit në të dy anët, në përputhshmëri si e parasheh sheriati.158 Dy anët (aspektet) janë: pajtueshmëria e çështjes së sheriatit dhe kundërshtia e tij. E, kjo nënkupton domosdoshmërinë se, nëse veprimi ka vetëm njërën anë, nuk titullohet me të, si, fjala vjen, imani nuk mund të jetë përpos nëse është në përputhshmëri si e parasheh Ligjvënësi; nëse e kundërshton atë, nuk quhet iman.

Vlefshmëria quhet ajo, e cila i plotëson ruknet dhe shartet e sheriatit. Nga kjo kuptohet se veprimet mes njerëzve realizohen nga qëllimet e kërkuara prej saj.

Rezultati i veprimit: ajo për çka është kontraktuar (ligjësuar) shitblerja, bëhet për t’u pronësuar-shpronësuar malli. Bartja e mallit është gjurma. Ndërsa, qëllimi i vlefshmërisë së kontratës është e drejta e asaj gjurme. E drejta e asaj gjurme është se për çka është kontraktuar (ligjësuar), si, fjala vjen:

-E drejta për lejimin e shfrytëzimit të mallit të blerë

-E drejta e marrëdhënieve intime në aktin e kurorëzimit.159

Sa i përket pajtueshmërisë së çështjes së Ligjvënësit në ibadete (adhurime), ajo është të liruarit nga detyra pas kryerjes së adhurimit, pra, pajtueshmëria e çështjes. Edhe nëse bëhet obligative, të ripërsëritet edhe ndonjëherë tjetër.160 Mirëpo, ky është mendimi i mutekeliminëve. Fukahatë thonë se realizimi në atë formë nuk kërkohet të ripërsëritet.161

Shembull: “Fale namazin”,

Te fukahatë nënkuptohet se: namazi kryhet nëse janë përmbushur ruknet dhe shartet. E, nëse nuk përmbushen, mbetet borxh. Ndërsa:

 Mutekeliminët thonë:  namazi është i kryer nëse janë  përmbushur shartet dhe ruknet në bazë të mundësive dhe aftësive, e kjo do të thotë të kryejë vaxhibin duke i plotësuar shartet dhe ruknet sipas mendjes së tij. Mirëpo, nëse më vonë e kupton se nuk i ka kryer si duhet dhe ashtu siç ka qenë e kërkuar, atëherë prapë kërkohet veprimi prej tij, por me argument tjetër. Ndërsa, kërkesa e parë është kryer me veprimin e mëparshëm.

Si rezultati i mendimeve të ndryshme del se: ai i cili e ka falur namazin duke menduar se ka qenë me abdes, mirëpo më vonë e kupton se ka qenë pa abdes,

Sipas mendimit të mutekeliminëve, namazi ka qenë në rregull, sepse njeriu është i urdhëruar të falet me abdes, pa marrë parasysh se a e ka ditur se është me abdes apo jo, ndërsa:

– Te fukahatë konsiderohet namaz i papranuar dhe llogaritet se nuk e ka falur.

-Fukahatë thonë: “Argumentimi i obligueshmërisë qëndron edhe nëse e falë namazin e rregullt sipas urdhrit paraprak.” Ndërsa:

-Mutekeliminët thonë: “Nëse i ngarkuari e ka falur, sipas mendimit të tij, namazin në rregull, ai argument është i kryer; për të qenë i obligueshëm nevojitet argument tjetër, e jo argumenti paraprak.”

Që të dy grupet pajtohen se është obligative për ta falur më vonë, nëse i ngarkuar, i cili e ka kryer detyrën, e zbulon se e ka falur jo të plotë. E, kjo do të thotë se në praktikë ka përputhshmëri në mes të mendimeve. Shpjegimi i fukahave kundërshtohet me namazin e falësit, i cili nuk është udhëtar me tejemum, kur nuk ka ujë, dhe atij, i cili falet me tejemum për shkak të acarit dhe atij  i cili i mbath mestet pa i pastruar këmbët. Ato llogariten namaze të plota, por prapëseprapë vaxhib është të falen edhe një herë. Po ashtu, namazi i xhumasë llogaritet i plotë dhe i pranuar, e nuk falet për së dyti.

I vlefshëm është veprimi që kryhet prej të ngarkuarit, duke i plotësuar shartet dhe ruknet, sipas mënyrës së kërkuar dhe rezultojnë rezultatet siç i kërkon sheriati.

I pavlefshëm është veprimi jo në këtë mënyrë, pa marrë parasysh se a nuk plotësohet një rukn prej rukneve apo një shart prej sharteve, dhe pa marrë parasysh se a është prej adhurimeve, kontratave apo prej veprimtarive tjera. E, kjo përfshin të pezulluarën dhe të prishurën dhe që të dyja janë në ibadat dhe veprimtari tjera. Namazi i pezulluar është sikurse namazi i prishur, nuk lirohet njeriu nga vaxhibi dhe nuk e ka të kryer borxhin.

Shitblerja e pezulluar është si shitblerja e prishur, nuk mund të bëhet ndërrimi i mallrave dhe nuk rezultojnë të drejta legjitime sheriatike. Ky lloj i dytë, pra ndarja dyl lojesh, është sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.

Hanefijtë thonë se ndarja dy llojesh është në ibadatë (Ligjet e adhurimit), sepse në ibadatë vepra ose është e vlefshme, ose është e pavlefshme. Ndërsa, në kontrata dhe veprimtari ndërnjerëzore, ndarja është tri llojesh, sepse akti ose është i vlefshëm, ose  i pezulluar, ose i prishur.163

I prishur është kur akti është i prishur në rrënjë, pra në bazë, që do të thotë në formulimin, në kontraktuesit ose në të kontraktuarën, e që nga ai akt nuk rezulton asgjë, si, fjala vjen, të jetë akti prej të çmendurit ose prej fëmijës. Me fjalë të tjera:

 I prishur është akti, i cili nuk është i ligjësuar as për nga esenca, as për nga atributi, si, fjala vjen, shitblerja e asaj çka është në barkun e kafshëve, qoftë të gjinisë femërore, qoftë të gjinisë mashkullore.164

Fjala “në bazën e aktit” ka për qëllim “ruknin (shtyllën)” ose (ofertën dhe kërkesën) për të qenë e lejuar, ndërsa:

Fjala “ligjësimi i ruknit” ka kuptimin që të mos ketë pengesë për të qenë e lejuar. Ndërsa:

Fjala “ligjësimi i të lejuarës” ka për qëllim që të jetë malli me vlerë.           Fjala “në titullimin e aktit” është ajo çka është jashtë (përpos) ruknit dhe të lejuarës, si, fjala vjen, kushti është e kundërta e fuqizimit të aktit, ose pamundësia e dorëzimit të mallit, ose e të hollave, sepse ajo është cilësi bashkëngjitëse e aktit, edhe pse shitblerja bazohet në dorëzimin e mallit. Nga kjo buron se akti i shitblerjes prishet në momentin e prishjes së mallit, e jo të prishjes së të hollave, sepse qëllimi nuk është te të hollat, ngaqë të hollat janë mjet për të arritur te shfrytëzimi i mallrave.

Ndërsa “e pezulluar” quhet kur mangësia qëndron në një cilësi prej cilësive të aktit, si, fjala vjen, mangësia qëndron në një kusht prej kushteve që janë jashtë qenies së vet aktit, apo të shtyllave kryesore të aktit. Në këtë akt rezultojnë disa çështje, nëse plotësohen ruknet e shfrytëzimit dhe të çështjeve kryesore.

Me fjalë tjera “e pezulluar” quhet ajo çka në esencë është e ligjësuar (e fuqishme), por atë ligjësim e pengon një cilësi e rastit, aksidentale. Për shembull: shitblerja e mendjelehtit, fëmijës tepër të vogël ose blerja e të paqenit prezent (të paekzistuarës), ose pa pasur të holla (në momentin e aktit).

Shitblerje e pezulluar quhet shitblerja  me çmim të papërcaktuar, ose kur shitblerjes i bashkëngjitet  një kusht i padrejtë.

Martesa e fëmijës tepër të vogël, apo martesa me të ndaluarat, është martesë e paligjësuar (e prishur). Ndërsa, martesa pa dëshmitarë është martesë e pezulluar.

Në të parën nuk rezulton kurrfarë e drejte, as kurrfarë obligimi, ndërsa sa i përket martesës së pezulluar rezultojnë disa të drejta, e për këtë arsye është obligative mehri dhe numërimi i idetit. Po ashtu, nëse ka ndodhur kontaktimi seksual gjatë martesës së pezulluar, rezulton e drejta e trashëgimisë.

Sa i përket shitblerjes së pezulluar, nëse vetëm ka kaluar pronësia në palën tjetër, rezulton pronësimi i padrejtë.

Lini një koment