Mrekullia e Kur’anit Fisnik

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Burimi: USULI FIKHU ISLAM

 

Mrekullia e Kur’anit Fisnik

 

 

Mrekulli gjuhësisht do të thotë: Paaftësia e atij i cili dëshiron të sjell diçka që ka sjell tjetri. Thuhet: U tregua i paaftë ai njeri ndaj vëllait të tij kur tregon  paaftësi për të vërtetuar diçka.

Mrekullia në Kur’an është: Qëllimi (insistimi) për të paraqitur vërtetësinë e Pejgamberit për shpalljen me veprime që janë jashtë natyrshmërisë njerëzore.26

 

E para: Sfidimi, pra të kërkuarit prej të tjerëve për të bërë një gjë të tillë.

E dyta: Ai, i cili sfidohet, të ketë mundësi të ballafaqohet dhe të jetë prezent.

E treta: Që të mos ketë pengesë, e cila e pengon të sfiduarit për t’u ballafaquar me sdifuesin.

Kur’ani i ka plotësuar këto tri kushte. Pejgamberi s.a.v.s. i ka sfiduar njerëzit me Kur’an. Arabët, të cilët janë sfiduar, kanë qenë prezent dhe nuk kanë pasur kurrfarë pengese për t’u ballafaquar, mirëpo prapëseprapë nuk kanë mundur të përpilojnë një Kur’an të tillë.

            Sa i përket sfidimit: Në shumë ajete Zoti i Lartmadhëruar i ka sfiduar. Prej tyre po përmendim këto ajete:
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

Nëse ju jeni në dyshim në atë çka i kemi zbritur robit Tonë (Muhamedit a.s), atëherë sillni një sure të ngjashme me të (Kur’anin) dhe thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë”.(el-Bekare,23)

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë

            “Nëse nuk mundeni, dhe padyshim se nuk do të mundeni, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit”.(el-Bekare24)

Ua ka bërë me dije në mënyrë të prerë njerëzve se nuk munden, sepse Kurani është fjalë e Allahut, dhe e askujt tjetër, dhe asnjë arab në gjuhën arabe kurrë nuk mund të sjellë një Kur’an të tillë.

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

Edhe po thonë është trillim. Thuaj: më sillni dhjetë sure të ngjashme të trilluara dhe thirrni atë që keni mundësi, përpos Allahut, nëse jeni të sinqertë”.

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

Thuaj: po qe se mblidhen njerëzit dhe xhinët për të sjellë diçka të ngjashme me Kur’anin, nuk mund të sjellin një Kur’an të ngjashëm, edhe po qe se i ndihmojnë njëri-tjetrit (për të sjellë një Kur’an të tillë)”.

 

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

Thuaj, pa më sillni një libër prej Allahut, i cili do të jetë më udhëzues, nëse jeni të sinqertë”.

 

Të gjitha këto ajete fisnike sfidojnë arabët që të sjellin një Kur’an të ngjashëm. Ata e kanë dëgjuar sfidimin, por asnjëherë nuk kanë mundur dhe nuk do të jenë në gjendje të sjellin një Kur’an të tillë, edhe nëse të gjithë së bashku tubohen dhe i ndihmojnë njëri-tjetrit për të sjellë një Kur’an të tillë.

Sa i përket kushtit të dytë, që të bëhet ballafaqimi i drejtpërdrejtë, Pejgamberi s.a.v.s. u ka treguar arabëve se është Pejgamber i Allahut dhe ka ardhur me fenë, e cila do ta zëvendësojë fenë e tyre dhe do t’i largojë traditat e tyre, për t’i mënjanuar iluzionet e tyre, për t’i zhdukur idhujt, për t’i mënjanuar nga adhurimi i tyre. Argument i fuqishëm është libri i Allahut. Arabët kanë qenë prioritarë për të mbrojtur atë që ata kanë besuar dhe se për ta mposhtur atë Pejgamberi s.a.v.s. e ka sjellë prej Allahut, pa e përdorur shpatën, siç ka dashur që në fund edhe ta përdorin. Në fund e pranuan, edhe u dorëzuan dhe pranuan madhështinë e Kur’anit të përulur; as nuk dolën në duel dhe as nuk kundërshtuan.

Sa i përket kushtit të tretë: Nuk ka pasur ndonjë pengesë midis të sfiduesit dhe të sfiduarit, është se Kur’ani ka zbritur në gjuhën e pastër arabe, me shkronja arabe, me frazat dhe me metodologjinë arabe, me kuptime të gjuhës arabe. Ata kanë qenë të zotët e retorikës dhe stilistikës arabe, të oratorisë dhe të ligjërimit, poetë dhe gjuhëtarë. Në këto drejtime ata kanë qenë të njohur nëpër manifestime, teatro e garime. Përpos kësaj, në mesin e tyre ka pasur magjistarë të njohur e prozatorë. Kur’ani nuk ka sfiduar vetëm një grup të caktuar, por të gjithë. Kur’ani nuk ka zbritur i tëri përnjëherë, por ka zbritur pjesë-pjesë, në një periudhë prej njëzet e tri vjetësh, që të sfiduarit ta kenë më lehtë të paraqiten me idetë e tyre, që t’u jepet rasti i volitshëm dhe të kenë mundësi në garim. Por, ata nuk kanë mundur të sjellin asnjë sure, bile asnjë ajet të ngjashëm me Kur’anin fisnik.

Ky koment e mposht drejtimin Bakilanik, i cili thotë se arabët nuk kanë sjellë një Kur’an të tillë, sepse Allahu nuk do t’i lejonte për të bërë një gjë të tillë, për shkak të armiqësisë dhe zilisë së tyre.

Format e mrekullisë së Kur’anit

Tema e mrekullisë së Kur’anit është e pakufishme dhe njeriu nuk mund ta përkufizojë. Sado që ditët kalojnë, sado që periodat kohore ndryshojnë, prapëseprapë paraqiten argumente të reja në horizont që dëshmojnë për mrekullinë e Kur’anit, sepse fjala e Allahut është e pakufishme, sikurse është e pakufishme Madhështia e tij, me të gjitha cilësitë dhe me diturinë e Tij. Dituria e Allahut  përfshin qiejt dhe tokën.

Usuliji flet për mrekullinë në masë sa i nevojitet qëllimit të tij. Për këtë arsye, unë do t’i përmend vetëm disa shkëndija të mrekullisë.

Të gjithë dijetarët janë pajtuar se arabët kanë qenë të paaftë në të gjitha fushat stilistike, kuptimore dhe oratorike të sjellin një Kur’an. Mendjet nuk kanë arritur dhe nuk do të arrijnë te mrekullia Kur’anore. Sa më shumë që njerëzit studiojnë Kur’anin, aq më e fuqishme paraqitet mrekullia e Kur’anit. Sa më shumë që shkenca zbulon të fshehtat e kozmosit, fshehtësitë e krijesave, paraqiten forma të reja të mrekullisë, dhe se Kur’ani është prej Allahut të vetmit, Mposhtësit, dhe se Kur’ani është mrekullia e përjetshme e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..

Tani do të përmendim disa prej formave të mrekullisë së Kur’anit.27

  1. Mrekullia e të shprehurit, kuptimit, gjithëpërfshirja e ligjeve dhe qëllimet e tij.

 

Kur’ani përbëhet prej më shumë se 6000 ajeteve (6236) me tematikë të ndryshme të besimit, ligjësimit dhe moralit; përmban shumë tema të gjithësisë, sociologjisë dhe të ekzistencës dhe nuk mund të shihet se një ajet është në kundërshtim me ndonjë ajet tjetër ose me ligj, që është në kundërshtim me ndonjë ligj tjetër, edhe pse Kur’ani ka zbritur në një periudhë prej njëzet e tri vjetësh.

Po ashtu, nuk mund të hasen disharmoni dhe kundërshtime në mes të shprehjeve stilistike dhe oratorike. Mirëpo, çdo gjë në të është në harmoni dhe në përputhshmëri. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “A nuk po e logjikojnë Kur’anin. Po të kishte qenë jo prej Allahut, do të gjenin disharmoni dhe kundërshtime të shumta”

 

Oratorët arabë kur e merrnin një tematikë, për atë tematikë e thurnin një varg poetik, ose dy vargje, ose shumë vargje. Ata thoshin: njeriu matet kur të hipë në peshojë guximi në rast frike, kënga kur të këndohet, kënaqësia kur të përjetohet. Këta kanë qenë oratorët më të shquar. Oratoria e tyre prapëseprapë ka qenë e kufizuar, siç është vërejtur në paraqitjet e tyre të njohura. Idetë e tyre kanë qenë të ngushta, nuk kanë thurur vargje për botën tjetër, e as për pastrimin e shpirtit dhe ngritjen e moralit, por thurnin vargje për përshkrimin e gjendjes faktike, krenaritë dhe tema të përditshmërisë.

 

Sa i përket Kur’anit, tematikat e tij janë gjithëpëtfshirëse, dispozitat e tij janë të plota, sqarimet e mjaftueshme për çdo qëllim të sheriatit.

Përpës kësaj, metodologjia e Kuranit përputhet me realitetin. Nëse tematika është juridike, atëherë fjala është e thuktë dhe precize. Nëse tematika ka të bëjë me çështje të besimit (akides) ose që ka të bëjë me adhurim, ose që ka të bëjë me fuqinë e Allahut, ose që përshkruan dënimin në botën tjetër, shprehjet janë impresionuse, të cilat dridhin zemrat, zgjojnë ndjenjat dhe nxisin mendjet.

Ata kanë qenë më oratorë, ndërsa poezitë e tyre kanë qenë të pakta, sikurse janë regjistruar poezitë e tyre të njohura. Tematikat e tyre kanë qenë të ngushta. Nuk kanë folur për lartësinë qiellore, as për botën tjetër, as për pastërtinë morale, e as për çiltërsinë shpirtërore, por thurnin vargje për prejardhjen e tyre fisnore.

Sa i përket Kur’anit, tematikat e tij kanë qenë gjithëpërfshirëse, ligjet e drejta dhe të plota, sqarimet e drejta për çdo qëllim të sheriatit. Përpos kësaj, metodologjia e Kur’anit është në përputhje me realitetin. Nëse tematika ka qenë legjislative, atëherë shprehja ka qenë e precizuar dhe koncize. Sqarimi i qetë, nëse tematika ka qenë tematikë e besimit, ose e adhurimit, ose për të treguar fuqinë e Allahut, ose kërcënimi për botën tjetër, ose frikësim për dënim, atëherë metodologjia e ligjërimit ka qenë impresionuese që dridhë shpirtrat, prek ndjenjat, zgjon mendjen dhe lëviz trupin.

  1. Atë që e zbulon shkenca, është vërtetuar në Kur’an

 

Kur’ani ka sinjalizuar disa të vërteta shkencore, pasi veç ka paraqitur krijimin e qiejve dhe të tokës, krijimin e njeriut, lëvizjen e planeteve dhe sistemin qiellor, si argument për ekzistimin e Allahut dhe Njëshmërinë e Tij.

Ka përkujtuar njerëzit për Madhështinë dhe begatitë e Tij. Prej ajeteve Kur’anore kuptohen ligji qiellor dhe ligjet natyrore. Çdo zbulim shkencor i çdo kohe ka vërtetuar atë që e ka thënë Kur’ani. Kjo përsëritet në të gjitha fushat, sa herë që në shkencë bëhen zbulime të natyrave të ndryshme. E vërtetë është thënia e Zotit të Lartmadhëruar ku thotë: “Thuaj: a po e shihni se po të ishte (Kur’ani) prej dikujt tjetër, pos Allahut, pastaj ju do ta kishit mohuar atë, po kush është më i humbur se sa ai i cili është në humbje të thellë. Ne do t’ju tregojmë argumentet tona në horizont si edhe në vetë ata, deri sa t’u bëhet krejtësisht e qartë se (Kurani) është i Vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt të jetë për çdo send dëshmitar”

Fusilet, 52

E gjithë kjo nuk është prej qëllimeve bazore të Kur’anit, por është edhe libër ligjësor; mirëpo në mes rreshtash tregon edhe ato çështje që i përmendëm. Siç tregon Zoti i Lartmadhëruar në shumë ajete: “Dhe ne kemi dërguar erërat për bashkëdyzim” “Për t’iu dhënë pemëve fruta”,

“E ne shohim ata që kanë mohuar se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi e përbashkët, e ne i ndamë në mes tyre. Dhe prej ujit kemi bërë çdo gjë të gjallë”. Ky ajet tregon për teorinë e kozmosit pas shpërthimit të madh atomik.

Tregon për formësimin e tokës: “A nuk shohin se Ne i shkojmë tokës në atë mënyrë që e pakësojmë në anët e saj”.

Tregon se toka ka formën elipsoide.  “E shndërron natën në ditë dhe e shndërron ditën në natë”.

Tregon për rrotullimin e tokës, sepse fjala shndërrim tregon për trupin qiellor (tokën) që rrotullohet.

Të gjitha këto ajete dëshmojnë atë që ka zbuluar shkenca bashkëkohore, të cilat zbulime nuk i kanë ditur muslimanët më parë. Çdo herë kur është bërë ndonjë gabim në teorema, e pastaj ato janë përmirësuar, ajetet vetëm janë komentuar për përafrimin e atyre zbulimeve.

  1. Lajmërimi për të ardhmën, të cilën nuk e di askush, përpos të Diturit të së fshehtës.

 

Kur’ani ka paralajmëruar për ndodhitë që do të ndodhin në të ardhmen, të cilat askush nuk i ka ditur. Shembull: Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “ELIF LAM MIMË. Romakët u mundën. Në tokën më të afërt, mirëpo pas humbjes, ata do të fitojnë brenda disa viteve”.

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Vërtet, Allahu do ta bëjë realitet ëndrrën e vërtetë (të cilën Ai ia shfaqi të Dërguarit të Tij). Vërtet, ju do të hyni në Mesxhidul Haram (Qabe) nëse dëshiron Allahu të sigurt”.

Në Kur’an ka tregime për popujt e lashtë të cilëve sot nuk u shihen gjurmët, e as nuk ka burime të tjera për ta, gjë që tregon se Kur’ani është prej Allahut të Lartmadhëruar. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Këto janë lajmet, të cilat po t’i shpallim ty, ti nuk i ke ditur, por as populli yt nuk i ka ditur më parë këto lajme”.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Ti nuk ke qenë në kodrën Turë kur e kemi thirrur, por kjo është mëshirë prej Zotit tënd, për t’ia tërhequr vërejtjen popullit me atë çka të kemi shpallur ty”.

Fjalë impresionuese dhe alegori të fuqishme

Në Kur’an  ka shprehje, të cilat veshi as që i ka dëgjuar më parë dhe të cilat nuk mund t’i dëgjojë as pas tij. Shprehjet e tij janë të nivelit  të fuqishëm stilistik. Këtë e vëren ai i cili ka shije të gjuhës arabe, shije të formulimit të shprehjeve, të tregimit të tregimeve, argumentimit, debatimit në vërtetim të besimit dhe për mposhtjen e çdonjerit për çfarëdo krijimi poetik. Në Kuran mund të hasësh shprehje, të cilat janë në përputhëshmëri me ajetin, ashtu që ai ajet të ketë ndërlidhshmëri me të njëjtat shprehje në ajetet tjera. Edhe pse njerëzit i perdorin të njëjtat shprehje, prapëseprapë ata dorëzohen dhe e ndiejnë veten të paaftë, thjesht dorëzohen për të thurrur vargje te tilla, nga shkaku se ajetet janë të thurrura nga nga dijetari i fshehtësive (Allahu), ndërsa vargjet tjera nga njeriu, i cili nuk ka mundësi dhe aftësi t’i shprehë ato. Kush deshiron që të thellohet ne këtë lëmi, le të lexojë librin “Keshaf” të autorit Zamahsheri, pastaj librin “Delailul ixhaz ve esrarul belaga” të autorit Xherxhaniju, pastaj librin “Iëxhazul Kuran” të autorëve El Kadij el Bakilanij dhe Kadij el Ajad dhe librin e kohës së sotme të dijetarit Rafiij me titull “Iëxhazul Kuran”.

Ka edhe forma të tjera të  mrekullive të Kuranit, si p.sh. Metodologjia e Kuranit, e cila eshte specifikë e vetme e Kuranit, e cila nuk eshte as poezi, as poemë e as prozë, përpos kësaj gjithëpërfshirja legjislative dhe stili i lartë në ligjësim, të cilat do t’i sqaroj në temën “Ligjet e Kuranit

.

Kjo  dhe….disa arabë, të cilët kanë qenë të humbur prej Allahut, kanë tentuar ta kundërshtojnë Kuranin, por nuk kanë arritur asgjë dhe kanë mbetur duarthatë; ata nuk kanë sjellë diçka të veçantë, e cila ia vlen të përmendet, sepse fjalimet e tyre kanë qenë të cekëta dhe të dobëta, të pandërlidhura dhe të pakuptimta dhe që edhe vetë ata e kanë ditur se i kanë vargjet e pakuptimta, por që kanë dëshiruar të përfitojnë masën me mashtrime. Prej tyre është Musejleme el Kedhdhabi, Ajheletu bin Keabi dhe Tahijlete el Esedi. Ka pasur prej poetëve, të cilët janë udhëzuar më vonë në rrugë të drejtë; prej tyre mjafton të përmendim thënien e Velid bin Mugiresi, cili më herët kishte qenë armik i përbetuar i Muhamedit a.s, i cili për Kuranin ka thënë: ”Në të (Kuran) ka ëmbëlsirë, e mbi të lartësi, e larta e saj është frytdhënësia, e poshtmja e saj ushqyesia. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë mbi të, sepse nuk është fjalë njeriu.

Sa i përket ndikimit të Kuranit në zemra dhe mbizotërimit të tij në shpirtëra, këtë nuk mund ta mohojë askush, qoftë poet, qoftë shkenctar, përpos që të deklarojë se: është fjalë e Zotit të Lartmadhëruar pa fillim. Pejgamberi s.a.v.s  e ka përshkruar kështu:”(Kurani) është litar i fortë i Allahut, dritë e qartë, shërues për nevojtarët, siguri për kerkuesit e sigurisë, shpëtim për pasuesit. Në të nuk ka shtrembërime, por është i drejtë.28

Ibn Mesudi ka thënë:”Nëse dëshironi dituri kërkojeni në Kuran, sepse në të është dituria e të mëparshmëve dhe e të mëvonshmëve”.

Lini një koment