Dr. Musli Vërbani
Trashëgimia e nënës në Islam
Nëna trashëgon në tri mënyra:
Mënyra e parë:
Nëna trashëgon 1/3 e tërë pasurisë, nëse i vdekuri nuk lë pas vete:
- Një djalë apo djalë djali;
- Dy vëllezër apo motra, qofshin këta nga ana e babait dhe nënës apo vetëm nga ana e babait apo vetëm nga ana e nënës. “… e trashëgojnë prindërit dhe nënës i bie një e treta.” (En Nisa : 11)

Mënyra e dytë:
Nëna trashëgon 1/6 nëse i vdekuri lë pas vete:
- një djalë apo djalë djali;
- dy vëllezër apo motra, qofshin këta nga ana e babait dhe nënës apo vetëm nga ana e babait vetëm apo vetëm nga ana e nënës.
“Për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë…”
“…në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta…” (En-Nisa, 11)

Në këtë rast nënës i takon 1/6, kurse vëllait i takojnë 5/6, sepse Muhamedi a.s. ka thënë:
“Jepuani pjesën farz farzmarrësve (atyre që u takon trashëgimia farz), e çka të mbetet jepjani burrit mashkull.”
Pra, nëna ka marrë 1/6, pra 1 pjesë farz, kurse vëllai 5/6, 5 pjesë teasibë.
Mënyra e tretë:
Nëna trashëgon 1/3 e mbetur pas ndarjes së pjesës farz kur nuk ekzistojnë:
- djali apo djalë djali;
- dy vëllezër apo motra, qofshin këta nga ana e babait dhe nënës apo vetëm nga ana e babait apo vetëm nga ana e nënës.
- Nëse përmbushen dy kushtet e mësipërme, si dhe trashëgon bashkëshorti i të vdekurit. E kjo ndodh në dy raste, të quajtura El Guraija.
– E para: kur gruaja lë pas vetes burrin dhe dy prindërit;
– E dyta: kur burri lë pas vete gruan dhe dy prindërit.
E para: Kur gruaja lë pas vetes burrin dhe dy prindërit.
Nëse e vdekura lë pas vetes nënën, babën dhe burrin:
- Nëna 1/4, 1 pjesë farz pas farzit;
- Baba 1/4, 1 pjesë teasibë;
- Burri 1/2, 2 pjesë farz.

E dyta: Kur burri lë gruan dhe dy prindërit
Nëse i vdekuri lë pas vetes gruan, babën dhe nënën.
- Nëna 1/4, 1 pjesë farz pas farzit;
- Baba 1/2, 2 pjesë teasibë;
- Gruaja 1/4, 1 pjesë farz.
