Trashëgimia e babës në Islam

Trashëgimia e babës në Islam

 

Sipas të drejtës islame, djali trashëgon nga baba, por edhe baba trashëgon nga djali. Që të dy janë meshkuj, që do të thotë se janë të njëjtës gjini, e gjinia është lloj, dhe për nga afërsia e gjakut janë të të njëjtës kategori, sepse në mes të vdekurit dhe trashëgimtarëve nuk ka asnjë brez ndërmjet, por janë të drejtpërdrejtë.

 

BABA DHE DJALI

Mirëpo, kur vdes një njeri dhe pas vete lë babanë dhe vetëm një djalë, atëherë baba merr 1/6 ndërsa djali 5/6, që do të thotë se djali i të vdekurit merr 5 herë më shumë se baba i të vdekurit.

“Për prindërit, secilit prej tyre u takon një e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë.”

 baba1

 

BABA DHE DJEMTË

Mund të ndodh që baba të merr baras ose më shumë se sa djali sepse njeriu nuk mund të ketë më shumë se një babë, ndërsa mund të ketë më shumë se një fëmijë. Nëse vdes një njeri dhe i lë 5 djem dhe babën, në këtë rast baba merr sa secili djalë veç e veç.

 baba2

 

BABA DHE VAJZA

 
Ashtu siç trashëgon vajza nga baba, ashtu trashëgon edhe baba nga vajza. Njëri është i gjinisë mashkullore ndërsa tjetri i gjinisë femërore Nëse i vdekur lë babën dhe një vajzë, atëherë vajza merr sa baba.

baba3

Në këtë rast, baba merr 1/6 farz si dhe pjesën që mbetet nga personat që marrin farz. Kurse vajza në këtë rast ka marrë vetëm gjysmën farz (3/6). Pra, pasi që është trashëguar pjesa farz (4/6) ka mbetur pjesa tjetër (2/6) të cilën e trashëgon baba, e jo vajza.

 

BABA ME NËNËN

Nëse i vdekuri nuk ka pasur pasardhës trashëgues, qoftë mashkull apo femër dhe pas vete lë babën dhe nënën, atëherë baba i merr 2/3 ndërsa nëna 1/3.

“E nëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë, e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta.”

baba4

Lini një koment