SËMUNDJET NGJITËSE

Autor: Muhamed Muteveli Shaëraviu

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

SËMUNDJET NGJITËSE

U zhvillua një bisedë në mes të Imamit të nderuar dhe të mirënjohur, Muhamed Muteveli Shaëravijut dhe të tjerëve që ishin të pranishëm. Tema ishte për një çështje në lëmin e medicinës dhe tepër e thellë. Unë u befasova kur shejhu shpjegonte medicinën si të ishte i specializuar në atë drejtim, sikurse të ishte ai i cili ka studiuar medicinën thellë dhe ka një përvojë të madhe. Sqaron bukur, flet i sigurt, hyn në detaje. Ne veç kemi qenë në fakultet të medicinës, kemi dëgjuar ligjërata, pastaj atë që e kemi dëgjuar e kemi përcjellë në praktikë. Profesorët na shpjegonin temat kryesore, mirëpo, në shumicën e rasteve, shumë tema bëheshin të paqarta për ne, pastaj ata mundoheshin me një angazhim të madh për të na sqaruar në detaje, derisa e kuptonim mirë, derisa ngulitej në mendjet tona dhe pas një kohe ne gjatë jetës në praktikë hasnim në shumë vështirësi. Mirëpo, ja unë mjek i specializuar, prapë student i medicinës pranë prof. dr. Muhamed Muteveli Shaëravijut!

I thashë: Sëmundjet ngjitëse dhe trashëguese fillojnë si sëmundje shëruese (të përkohshme) dhe nuk shoqërohen me temperatura të larta, e kjo për shkak të neglizhencës, pakujdesisë dhe përtacisë, sepse i sëmuri nuk ndien dhembje në to. Dhembja gjithmonë është rruga e cila të nxitë për shërim dhe për ta kërkuar ilaçin.

Imami i mirënjohur tha:

Për këtë arsye Islami kujdeset për shëndetin e muslimanit duke ndaluar prostitucionin, për të mos u përhapur këto sëmundje, që muslimani të mos e zbrazë përbërjen (farën) e tij vetëm se në familjen (bashkëshorten) e tij, se përndryshe kanoset rreziku i përgjithshëm dhe kanoset rreziku i katastrofës.

Për këtë arsye shohim se i sëmuri lëngon me qarkullimin e madh të qelbit me urinë me vite të tëra, kurse ai heziton për t’u shëruar dhe nuk interesohet për shërim, sepse ajo nuk është e shoqëruar me dhembje ose temperaturë.

Lini një koment