Ndarja e sunetit në bazë të zinxhirit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Burimi: USULI FIKHU ISLAM

Ndarja e sunetit në bazë të zinxhirit

 

Te shumica e dijetarëve, ndarja e sunetit në bazë të zinxhirit është dy llojesh:

 1.Suneti mutevatir dhe

 2. Suneti i vetmuar.

 

Pa marrë parasysh se a është haber i vetmuar i pranuar (haber i cili ka më shumë se tre transmetues), siç kanë deklaruar Amediju dhe Ibni Haxhibi, apo i papranuar (është hadithi që ka më pak se tre transmetues), edhe në shekullin (gjeneratën) e dytë ose të tretën, në atë masë, sa që transmetimi është i besueshëm dhe nuk ka shansë që të jenë pajtuar për përgënjeshtrimin.40   

Te Hanefijtë, në bazë të zinxhirit, suneti ndahet në tri lloje:

  1. Suneti mutevatir,

 

  1. Suneti meshhurë dhe

 

  1. Suneti ahad.

 

Këto tri lloje do t’i sqarojmë me sa vijon:

E para: Suneti mutevatir.

 “Tevatur” gjuhësisht do të thotë kontinuitet, vazhdimësi. Thuhet: Është rreshtuar populli, kur ka ndodhur njëri pas tjetrit, me një distancë mes njeri-tjetrit. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Pastaj ne kemi dërguar të dërguarit tanë të rreshtuar njeri pas tjetrit”.

 Në terminologji do të thotë: Çdo haber (lajm), i cili ka transmetues tepër të madh, sa që është e pamundur që të gjithë të jenë dakorduar të gënjejnë.

            Suneti mutevatir. –Është suneti të cilin e kanë transmetuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. një shumicë transmetuesish, që normal është e pamundur që ato të jenë dakorduar të gënjejnë në tri gjeneratat e para: gjenerata e sehabeve, gjenerata e tabiinjëve dhe gjenerata e tebei tabiinjëve,42 sepse pas këtyre gjeneratave transmetimi është bërë nëpërmjet regjistrimit. Sa i përket asaj që nuk kanë mundur të dakordohen për gënjeshtër, pra për shkak të emanetit të tyre, për shkak të orientimit të ndryshëm të tyre dhe për shkak të jetës së tyre në vende të,në këtë kushtëzohet që në të gjitha gjeneratat, duke filluar prej lajmëruesit e deri te i lajmëruari, të jetë transmetim i drejtë. Shembull: Transmetimi i Kur’anit, po ashtu sunetet praktike, si .f.v. rekatet e namazit, rregullat praktike të haxhit, përcaktimi i përqindjes së zekatit, mënyra e abdesit e të ngjashme, të cilat muslimanët i kanë pranuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. me të shikuar ose me të dëgjuar, pa kurrfarë ndryshimi në mes gjeneratash dhe vendesh. Ndërsa, sa i përket suneteve foljore, ato janë të pakta, si f.v: “Për trashëgimtarin nuk lejohet të lihet testament”.43 Te disa vërtetues të këtij hadithi,

  ose hadithi: “Kush me qëllim gënjen për mua, le të përgatisë vendin e tij në zjarr”.

Po ashtu, hadithi: “Mjerë për të lëshuarit e mëngëve të këmbës, të cilët do të hynë në zjarr”.

  

            Dispozita e hadithit mutevatir: -Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se është argument i prerë nga Pejgamberi s.a.v.s., absolutisht është i saktë, dhe mospranuesi, i cili mohon, është mohues. Kjo tregon se ne e dimë domosdoshmërinë që ekzistojnë vende të largëta në rruzullin tokësor dhe personalitete të ndryshëm, si dijetarët dhe historianët.46

            -Disa dijetarë e kanë përkufizuar numrin e transmetuesve të hadithit mutevatir.

 -Disa kanë thënë se minimumi duhet të jetë pesë, sepse pesë është numri i elitës së pejgamberëve (Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi a.s).

-Disa kanë thënë shtatë, sepse shtatë është numri i strehuesve në shpellë

-Disa kanë thënë dhjetë, sepse më pak se dhjetë është shumësi i pakicës, e jo shumësi i shumicës.

-Disa kanë thënë njëzet, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Nëse nga ju janë njëzet durimtarë”.

-Disa kanë thënë katërdhjetë, sepse ky është numri i llogaritur për namazin e xhumasë.

Disa kanë thënë shtatëdhjetë, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Musa i zgjodhi katërdhjetë njerëz prej popullit të tij”.

-Disa kanë thënë njëqind e pesëmbëdhjetë, sepse ky ka qenë numri i besatues i Ridvanit.

Të gjitha këto janë argumente të dobëta, të cilat nuk kanë as bazë logjike, e as tekstuale. Përpos kësaj, kjo nuk është problematika e mospajtimit, sepse mendimi më i preferuar nga të gjithë është: Hadithi mutevatir është ajo çka është e saktë prej lajmëruesve, pa u caktuar numri i transmetuesve saktësisht.47

E dyta: -Suneti meshhur.

 

 Në esencë është lajm i vetmuar (në fillim), pastaj në shekullin (gjeneratën) e dytë është përhapur ai lajm (hadith) dhe është bërë hadith i transmetuar nga një grup i vogël njerëzish, që nuk mund të paramendohet se ata janë pajtuar që të gjithë për përgënjeshtrim. Pas tre shekujve më nuk shikohet se a është përhapur, apo jo, sepse në përgjithësi të gjitha lajmet (hadithet) e vetmuara janë përhapur në këto (pas këtyre) shekujve. Shembull: Çka e transmeton një sehabij, apo dy sehabij, hadithin nga Pejgamberi s.a.v.s., e pastaj prej tyre e transmeton një numër i madh i njëpasnjëshëm.48 Shembull: “Nuk ka dyshim se veprat (shpërblehen) sipas qëllimit”.

Pastaj hadithi: “Islami është i ndërtuar në pesë shtylla”.

Pastaj: “Mos të dëmtojë askush dhe të mos dëmtohet askush”.

Pastaj: hadithi i mes-hit: mbi meste. E, po ashtu, hadithi i gurëzimit.49

 

            Shihet qartë se dallimi në mes të hadithit mutevatir dhe hadithit meshhurë është se hadithi mutevatir është ai çka ka arritur numrin në fillim dhe gjatë tri gjeneratave të para. Ndërsa, hadithit meshhur në tri gjeneratat e para kjo i mungon. Për këtë arsye, Hanefijtë thonë: Hadithi meshhurë është hadith i sigurt në aspekt formal, e jo kuptimor.

            Dispozita e sunetit meshhurë. Është e sigurt prejardhja prej sehabeve, të cilët e kanë transmetuar, por nuk është i sigurt se ka prejardhje prej Pejgamberit s.a.v.s..

Ky hadith në një anë tregon siguri të transmetimit, por edhe paragjykim të dyshimit se nuk është i sigurt. Për këtë arsye, ai që nuk e pranon, është mëkatar, e jo pabesimtar.

 Ky lloj hadithi specifikon përgjithësimin e Kur’anit, siç është te Hanefijtë, dhe dispozita e tij është si dispozita  e sunetit mutevatir.50

Te Hanefijtë kjo i përngjanë parimit shtesë të librit të Allah

  E treta: Suneti i vetmuar.

 Është hadith të cilën e ka transmetuar vetëm një transmetues dhe nuk e ka arritur shkallën e nivelit të numrit të madh, si f.v. e kanë transmetuar një ose dy, por pa e arritur numrin e madh në tri gjeneratat e para. Shumë hadithe janë vërtetuar në këtë mënyrë.

            Dispozita e hadithit të vetmuar. –Është i dyshimtë dhe nuk është i sigurt. Vaxhib është të vepruarit me të, por jo për të besuar se është vaxhib, sepse dyshimi ekziston në vërtetimin e tij. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve dhe në përgjithësi fukahatë.51 Këtë mendim e ka zgjedhur Amediju, i cili ka thënë: “Hadithi i vetmuar është i sigurt, nëse nuk ka argumente kundërshtuese”.52

 

            Me përjashtim të disa dijetarëve, shumica absolute e tyre thonë se hadithi i vetmuar është i pranuar  në kushte të caktuara. Të këtij mendimi janë edhe Hanefijtë.

Lini një koment