Dr. Musli Vërbani
Mrekullia logaritmike në Kur’an
Vërtetë, mrekullia logaritmike në Kur’anin fisnik është çështje e cila duhet të studiohet sepse është argument për zbritjen e Kur’anit dhe metodologji e gjeneratës së gjuhës bashkëkohore, sepse ne jemi gjenerata e llogaritjeve kompjuterike dhe statistikore.
Secili hulumtues dhe secili studiues i Kur’anit fisnik do të gjejë fjalë të tematikave bile edhe të shkronjave, harmoni dhe mrekulli logaritmike, simetri numerike, barazi statistikore, e kjo e bën Kur’anin paraprijës të gjithësisë dhe argument bashkëkohor dhe tregon për mrekullinë Kur’anore dhe shërben si argument i ri për vërtetimin e Muhamedit a.s. për pejgamber madhështor.
Proporcionaliteti, harmonia simetrike logaritmike dhe numerike në Kur’an në tematikat e Kur’anit fisnik nuk janë të rastësishme por kanë qëllim të caktuar dhe harmoni të pakufishme.
Barazia e përsëritjes së fjalëve të një teme me përsëritjen e fjalëve të një teme tjetër është shumë e rëndësishme sepse tregon fakte të shumta dhe të qarta. Për këtë arsye Kur’ani fisnik ka kërkua prej neve për me i shqyrtua, me i analizua, me i meditua të gjitha mrekullitë e tij, ku Zoti i Madhërua thotë:
“Librin të cilin ta kemi zbritur ty është i bekuar, me qëllim që të i mendoni ajetet e tij dhe të merrni mend o ju të mençur!” (Suretu Sad; 29)
“A nuk po e mendojnë Kur’anin apo në zemrat e tyre kanë pranga.” (Suretu Muhamed; 24)
Mrekullia logaritmike apo simetria numerike e fjalëve të tematikave të ndryshme na mahnitë. Përsëritja e fjalëve në mes të disa tematikave me disa tematika tjera ndryshon shumë. Nuk do koment se numri i barabartë i përsëritjeve nuk është vetëm në temat të cilat do t’i tregojmë por ka edhe shumë e shumë të tjera të cilat do të dalin në shesh pas ekspertizave të vazhdueshme shkencore dhe studimeve tjera dhe duke i përcjell statistikat dhe përsëritjen.
Zoti i Lartëmadhëruar thotë:
“Dhe Ne veç të kemi dhënë ty shtatëshen e cila përsëritet dhe Kur’anin madhështor.”
Sureja e parë në Kuran është suretul Fatiha e cila i ka shtatë ajete.
Harmonia numerike paraqitet në numrin 7. Kur’ani i ka përmend 7 qiej, ndërsa këtë fenomen e ka përsëritë 7 herë, e këtë po e tregojmë në ajetet të cilat vijojnë:
- “Pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej.” (Suretul Bekare; 29)
- “Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to.” (Suretul Isra; 44)
- “Thuaj kush është Zot i shtatë qiejve dhe zot i Arshit të madh.”
(Suretul Muëminunë; 86) - “Dhe ata i krijoi shtatë qiej.” (Suretu Fusilet; 12)
- “Allahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata.” (Suretu Talakë; 12)
- “Ai është që krijoi shtatë qiej, palë mbi palë.” (Suretu Mulk; 3)
- “A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej.” (Suretu Nuh; 15)
Zoti i Lartmadhëruar pasi e zbriti njeriun në tokë, së bashku me të e zbriti edhe Iblisin. Iblisi vazhdimisht mundohet ta mashtroj njeriun. Zoti i Lartmadhëruar dëshiron që njeriu ta konsideroj armik të hapët. Kështu që në Kur’an 11 herë përmendet “Iblisi” po ashtu edhe 11 herë përmendet “kërkimi mbrojtje prej tij”. A thua a mos është kjo rastësi?.
Viti i ka 12 muaj, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë, ashtu si është në librin e Allahut.” (Suretu Tevbe; 36)
Fjala “muaj” (shehr) në Kur’an është përsëritë 12 herë, po kaq muaj i ka viti.
Simetria logaritmike nuk paraqitet vetëm në tematika. Harmonia dhe simetria vazhdon edhe te shkronjat. P.sh.: Rojtarët e xhehenemit, pra melaqet që mbikëqyrin në të, janë nëntëmbëdhjetë. Këtë e përmend Kur’ani në ajetin fisnik:
“E ku e di ti se çka është sekar. Ai nuk lë send të mbetët pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.” (Suretul Mudethir ; 30)
Ne shohim se ajeti “Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim” me të cilin e fillojmë Kur’anin i ka 19 shkronja.
Mrekullia logaritmike nuk përkufizohet vetëm në përsëritjen e barabartë të fjalëve të disa tematikave të një qëllimi, apo tematikave të cilat kanë ndërlidhje të ngushtë mes vete apo tematikave të kundërta, por ajo ka të bëjë edhe me harmoninë dhe simetrinë numerike mahnitëse logaritmike dhe me befasi statistikore.
Mrekullia e Kur’anit paraqitet edhe në përqindje sikurse është rasti i përsëritjes së fjalëve “tokë” dhe “det”. Fjala “tokë” është përsëritë 13 herë, ndërsa fjala “det” është përsëritë 32 herë, e kjo ndërlidhet me proporcionin real të tokës me ujin (det), sepse 71,11% e globit është e mbuluar me ujë dhe 28,88% e globit të tokës është e mbuluar me tokë.
Lloji njeri përbëhet prej dy gjinive, prej burrit dhe gruas. Por edhe shtohet prej dy gjinive. Nëse shikojmë në Kur’an shohim se 24 herë është përmend “burri”, po ashtu edhe 24 herë është përmend “gruaja. Atëherë bëhet pyetja: Mos është kjo rastësi?!.
Prej gjymtyrëve të njeriut, gjuha është mjeti me të cilën komunikohet dhe këshillohet, kështu që shohim se në Kur’an, 25 herë është përmend “gjuha” dhe po ashtu 25 herë është përmend “këshilla”. Kjo nga shkaku se me gjuhë këshillohet.
Fjala “dobi” (nefea) me trajtat e saja është përsëritur 50 herë, edhe fjala “dëm” (fesad) me trajtat e saja është përsëritë 50 herë.
Fjala “shejtan” është përsëritë 68 herë, po ashtu edhe fjala “Melaqe” është përsëritë 68 herë.
Fjala “namaz” është përsëritë 99 herë po aq sa janë “emrat e bukur të Allahut”.
Fjala “kjo botë” (dunja) është përsëritur 115 herë, po ashtu edhe fjala “ahiret” (bota tjetër) është përsëritur 115 herë.
Fjala “jetë” me trajtat e saja e cila është përdorë për jetën e njeriut në veçanti është përsërit l45 herë në Kur’anin fisnik. Po me këtë numër, pra 145 herë është përsërit edhe fjala “vdekje”.
Fjala “ditë” është përsëritë 365 herë, po aq sa ditë i ka viti dhe sa i kanë 12 muaj.
Fjala “njerëz” është përsërit 368 herë saktësisht sa është përsërit fjala “të dërguar” pra 368 herë.
Fjala “besim” (iman) në Kur’anin fisnik me të gjitha infinitivët e saj është përsërit 811 herë. Fjala “dituri” (ilm) me trajtat e saja është përsërit 782 herë dhe fjala “njohuri” (mearife) që edhe ashtu ka d.m.th. dituri me të gjitha trajtat e saja është përsërit 29 herë që d.m.th. fjala “Dituri” është përsërit 811 herë, aq sa është përsërit fjala “besim” (iman).
A thua kjo harmoni, kjo simetri, ka ardhur rastësisht ??
Rastësia është në kundërshtim me besimin, sepse rastësia nuk ndodh te Allahu, por gjithçka ndodh siç e ka shkruar dhe siç e ka caktuar Allahu me diturinë e tij të përhershme.
Tema për barazi, simetri dhe harmoni, ka nevojë ende për studim, hulumtim dhe kohë për secilin studiues dhe ekspert. Ndoshta dikujt nuk i mjafton edhe e tërë jeta. Pasi që barazia, harmonia, simetria është cilësi parimore e çdo çështje në ekzistencat të cilat i ka krijuar Allahu i Lartmadhëruar duke fillua prej elementeve me të thjeshta dhe më të imta siç janë atomet, por edhe më të imta se ato të cilat janë elemente përbërëse të sendeve, deri te përsosshmëria e plotë e çdo peshe, dhe çdo lëvizjeje të atomeve dhe pjesëve tjera në diell, në tokë, në planetë, në yje, në komete, etj., të cilat nuk mund të i numërojmë. Në bazë të analizave, teleskopëve, fotografimit, shkenca ka vërtetuar se çdo gjë në gjithësi i nënshtrohet një rregulli dhe ekuilibri të përpiktë, mu ashtu siç e tregon edhe Kur’ani fisnik në ajetin:
“Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast.” (Suretul Mulk; 3)
Çdo gjë që e zbulojmë i nënshtrohet një rregulli dhe baraspeshoje siç e përmend Zoti i Madhëruar në Kur’anin fisnik:
“Në të kemi vendosur kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.” (Suretul Hixhr ; 19)
Pra, ja, ky është Kur’ani fisnik i cili i ka specifikat e tij, barazinë, peshojën, harmoninë, përputhshmërinë numerike (të cilën njeriu nuk ka aftësi, bile jo vetëm një njeri por të gjithë njerëzit dhe xhinët së bashku). A nuk është i vërtet dhe i pamohueshëm dhe i sigurt shpallje dhe zbritje të vula e pejgamberëve Muhamedi a.s. prej Zotit të Lartëmadhëruar.
Ky barazim, kjo harmoni dhe kjo përputhshmëri është metodologji e re prej mrekullive Kur’anore të cilat zbulohen pas studimit, analizës dhe hulumtimit, mirëpo kjo metodologji është e prerë dhe nuk lejon polarizim sepse është ekzakte dhe nuk lejon mendime të lloj-llojshme, sepse nuk është as komentim as interpretim ku mund të ketë mendime të ndryshme.
“Thuaj edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri-tjetrin.” (Suretul Isra ; 88).
Ndoshta e tëra ajo çka është thënë është shpjegim i fjalës së Zotit të Lartmadhëruar:
“Allahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe vendosi barazi, baraspeshojë dhe drejtësi.”
Çështja është ende e hapur, ajo ende vazhdon dhe meriton të studiohet. Ende ka përputhshmëri dhe harmoni.
Fuqia njerëzore është e pamundur që ta përfshij dhe ta përmbledhë përfundimisht dhe nuk mund t’i del në fund, i tërë njerëzimi është i pa aftë të bëjë këtë.
Çështja është më e thellë, më e gjerë, madje edhe ti lexues i dashur duhet të hulumtosh, të studiosh sa të kesh mundësi, për mrekullinë e Kur’anit.
Parashtrohet pyetja: Sikur të gjithë dijetarët të bashkëpunonin me të gjitha mjetet e tyre dhe me të gjitha preparatet e tyre, a do të kishin mundur të përpilonin një Kur’an të tillë ???. Natyrisht se jo.
Tematikat janë të shumta, po ashtu edhe hulumtimet duhet të jenë të shumta, ndërsa numrat shtohen dhe shumëfishohen, a thua këtë a mund ta bëjnë të gjithë njerëzit e mos të flasim një njeri, analfabet siç ka qenë Muhamedi a.s.? A mundet? Jo, kurrsesi jo! Pasha Zotin e Gjithësisë!
Kur’ ani veç ka kërkua prej atij i cili dyshon që të tentoj të sjell një Kur’an të ngjashëm dhe atë në ajetin fisnik:
“E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia sjellim gradualisht robit Tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit).” (Suretul Bekare ; 23)
Kur’ani fisnik në këtë ajet fisnik i ka përfshirë të gjitha llojet e mrekullive e prej tyre pa dyshim se edhe mrekullinë numerike. Edhe nëse të gjithë njerëzit tubohen që ta bëjnë një Kur’an, nuk do të mundnin, sepse rezultatin e ka sjell Kur’ani në ajetin fisnik:
“E nëse nuk e keni bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët. (Suretul Bekare ; 24)