Definicioni i sunetit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Burimi: USULI FIKHU ISLAM

Definicioni i sunetit

             Sunet gjuhësisht është shprehje e rrugës dhe e drejtimit normal. Suneti i  çdonjërit, çka është e thëna dhe e ruajtura prej tij, pa marrë parasysh se a është e mirë apo e keqe. Shembull: Thënia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: ”Kush e trason një rrugë të mirë, ai ka shpërblim të vetin dhe shpërblimin e atyre që veprojnë deri në ditën e kijametit, dhe kush e trason një rrugë të keqe, ai ka gabimin e vet, në rend të parë, e pastaj gabimin e atyre që veprojnë deri në ditën e kijametit  “.38

Te fukahatë sunet është e kundërta e vaxhibit në ibadete, ashtu siç e kemi sqaruar te tematika e ligjit. Ndonjëherë quhet e kundërta e bidatit, si f.v. thënia: Filani është prej pasuesve të sunetit.

Te Usulijinët suneti është çdo gjë që buron nga i Dërguari s.a.v.s. prej argumenteve të sheriatit çka nuk është në Kur’an dhe nuk është mrekulli, e as brenda kornizës së mrekullisë. Me fjalë të tjera: Suneti është çdo gjë që buron nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. prej fjalëve, veprave dhe vendimeve në heshtje. Gjatë kësaj tematike qëllimi është për këtë:

  1. –Suneti foljor. –Janë hadithet të cilat i ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. në vende të ndryshme. Shembull:

Thënia e tij: Nuk ka dyshim se veprat shpërblehen sipas qëllimit.

 

 Pastaj, thënia e tij: “Nuk lejohet të dëmtojë, as të dëmtohet askush në islam”.

Pastaj thënia e tij: “Trashëgimtari nuk ka të drejtë në testament”.

  1. –Suneti veprimor. Janë veprimet e Pejgamberit s.a.v.s. Shembull: – -Falja e pesë kohëve të namazit,

-kryerja e rregullave të haxhit,

-gjykimi që akuzuesi të sjellë dëshmi, e i akuzuari  të përbetohet.

Të gjitha këto do t’i sqaroj te veprimet e Pejgamberit s.a.v.s.

  1. Suneti heshtor vendimmarrës. Është kur Pejgamberi s.a.v.s. ka heshtur gjatë një mohimi, veprimi ose të një fjalie, ose të një veprimi, të cilat çështje kanë qenë në prezencën e tij, para tij, në kohën e tij, e që ai e ka ditur. E, vendimi është realizuar:

ose me pajtueshmërinë e tij,

ose me përgëzimin e tij,

ose me bekimin e tij,

ose duke mos e kundërshtuar, por duke heshtur.

Shembull: Të ngrënit e “Dubit” në tryezën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.

Shembull tjetër: Pranimi i gjykimit të Pejgamberit s.a.v.s. kur Muadh Ibn Xhebeli ka gjykuar për mënyrën e përbetimit.

Shembull tjetër: Gjykimi për thembrën (shputa) se këmba e Usames është prej këmbës së Zejdit, kur ka thënë: “Vërtet, këto këmbë janë të njëra-tjetrës”, gjë që tregon se shputat janë argument për të vendosur farefisin, siç është në medhhebin e Imam Shafij r.a.39

 

Hanefijtë thonë: Përgëzimi i tij nuk ka qenë dëshmi e gjykimit, mirëpo është dëshmuar për t’i mposhtur hipokritët për thënien e tyre për prejardhjen e Usame bin Zejdit dhe për t’i detyruar që hipokritët ta pranojnë gabimin e tyre në atë se me ghykimin e tyre ata kanë gjykuar gabimisht.

Dijetari Huderij ka thënë: Nuk ka dyshim se kjo është e papranueshme, sepse mohimi i të Dërguarit të Allahut mendimin e hipokritëve shihet qartë se është e vërtetë se ai do ti   mohonte.

Lini një koment