“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Nëse e analizojmë hadithin e pejgamberit a.s. ku thotë: “E kam pa, se tek ju dominon mangësia në fe dhe në logjikë” 95 shohim se, disa njerëz, këtë hadithë e konsiderojnë si nënçmim për femrën, e konsiderojnë shkelje të identitetit të saj dhe ulje e vlerës së saj në shoqëri, e konsiderojnë se ajo ka të metë në logjikë dhe në fe.
Mirëpo, e vërteta është krejtësisht e kundërt. Kjo nga shkaku se hadithi sqaron natyrshmërinë e femrës për nga përbërja e saj. Femrën, për nga natyrshmëria e saj e dominojnë ndjenjat dhe emocionet. Kjo nuk është mangësi, por specifikë me të cilën dallohet roli i saj në shoqëri. Kjo nga shkaku se për nga natyrshmëria e saj e kërkon që ajo të jep përkëdhelje dhe më pak të mendojë.
Ajo është e cila përkëdhelë, ajo është e cila i ndalë lotët e tjerëve, ajo është e cila jep buzëqeshje. Ajo është e cila e lehtëson lodhjen, mundin dhe angazhimin nga burri i saj dhe angazhimin nga burri i saj dhe nga fëmijët e saj. Këto nuk realizohen me logjikë, por realizohen nëpërmjet ndjenjave.
Kjo nuk nënkupton kritikë për mendjen e femrës dhe aftësinë e mençurisë së saj edhe pse nënkupton zbulimin e natyrshmërisë së saj.
Dëshiroj të paraqes dritë nga një ngjarje e rëndësishme ku femra ka luajtur rol të madh në një situatë të ndërlikuar, gjë që tregon se ajo vepron drejtë dhe logjika e saj është superiore. Kjo ngjarje ka qenë me rastin e marrëveshjes së Hudejbijes. Marrëveshje e cila ka sjellë fitore në thirrjen Islame dhe ka qenë pikënisje e përhapjes së thirrjes Islame në të gjithë gadishullin arabik. Çka i ka parapri ngjarjes së marrëveshjes së Hudejbijes?
Muslimanët i kishin veshë Ihramet dhe ishin nisur për në shtëpinë e Zotit për të kryer Umren. Me vete i kishin marrë kurbanet të cilët do t’i prenin në Meken e bekuar pas përfundimit të Umres dhe pas Tavafit.
Ky proces është ndërpre me marrëveshjen në mes të pejgamberit a.s. dhe pabesimtarëve Mekas në Hudejbije.
Pabesimtarët e kanë dhënë besën se nuk do t’i sulmonin as muslimanët dhe as aleatët e tyre dhe nuk do ta pengonin thirrjen Islame.
Po ashtu edhe muslimanët kanë dhënë besën se nuk do t’i sulmonin kurejshitët dhe aleatët e tyre.
Kjo ka qenë marrëveshja e parë që pabesimtarët Mekas të mos i sulmonin muslimanët.
Thirrja Islame ka pasur nevojë për lirinë e mendimit, lirinë e fjalës. Ka pasë nevojë që thirrësit musliman të mos persekutoheshin dhe të mos vriteshin.
Sa i përket përhapjes së fesë dhe të përqafimit të Islamit, Islami posedon argumente të mjaftueshme për udhëzim. Ajo përhapet me argumente dhe me logjikë të shëndoshë, gjë që bën që ai i cili e dëgjon, e përqafon (Islamin).
Pasi është bë nënshkrimi i marrëveshjes së Hudejbijes, pejgamberi a.s. i ka urdhëruar muslimanët që t’i prejnë kurbanet e tyre dhe që të lirohen nga Ihrami. Mirëpo ata e kanë pasur entuziazmin e fesë në brendësi të tyre. Marrëveshja e cila i kishte penguar që të bënin Tavaf rreth shtëpisë së Allahut, ka nxitur reagim në zemrat e tyre. I ka penguar ajo se nuk e kanë kuptuar urtësinë e nënshkrimit të asaj marrëveshje. Kur dihet se nëpërmjet asaj marrëveshjeje Allahu ka caktuar që të fitojë Islami dhe të çlirohet Mekeja.
Ata nuk e kanë kuptuar urtësinë se pse Allahu e ka penguar atë luftë. Kjo nga shkaku se muslimanët mekas e kishin fshehur Islamin e tyre. Imani i tyre ishte në gjokset e tyre. Po të zhvillohej ajo betejë në atë kohë, muslimanët do ta vritnin njëri-tjetrin pa e ditur. Për këtë, Zoti Famëlartë thotë:
“Ata janë që nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t’ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë Allahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.” (Fet’h: 25).
Kështu Zoti i Madhërishëm ua ka sqaruar gjendjen muslimanëve.
Urtësia e marrëveshjes ka qenë që të mos zhvillohej ajo betejë sepse në Meke ka pasur besimtarë dhe besimtare të cilët e kanë fshehur besimin e tyre.
Thënia e Zotit të Madhërishëm “Lev tezejelu” ka kuptimin: Po sikur të njiheshin dhe të tuboheshin në një vend, ashtu që të dalloheshin nga pabesimtarët.
Thënia e Zotit të Madhërishëm: “E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur.” (Fet’h: 25) ka kuptimin: Do t’i kishit vra pa i njohur dhe pa e ditur se ata janë besimtarë.
Thënia e Zotit Famëlartë: “dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre do të turpëroheshit”. (Fet’h: 25) ka kuptimin: Do të ndiheshit të turpëruar dhe të nënçmuar, nga shkaku se do të kishit vra besimtarët. Për këtë arsye, urtësia e marrëveshjes së Hudejbijes ka qenë që të mos luftohet.
Pastaj, Kur’ani fisnik sqaron se Zoti Famëlartë është Ai i Cili ka zbritur qetësi te pejgamberi dhe te besimtarët që të mos vriteshin, ku thotë:
“Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po Allahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah).” (Fet’h: 26).
Themi: Pejgamberi a.s. i ka urdhëruar besimtarët që t’i prenin kurbanet dhe të liroheshin nga Ihramet, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka pre kurbanin e vet dhe nuk është liruar nga Ihrami.
Pejgamberi a.s. ka hy në tendën ku ishte gruaja e tij Umi Selmete, – e cila ishte e bija e Ebi Umejes – i hidhëruar.
Ajo e pyet: Çka ke o i dërguar i Allahut?
Pejgamberi a.s. nuk i përgjigjet.
E ka përsëritur tri herë.
Derisa pejgamberi a.s. ka thënë: Do të shkatërrohen muslimanët! I kam urdhëruar që të prenë kurbanet dhe të lirohen nga Ihramet, mirëpo nuk ka zbatim prej tyre.
Umi Selmete i thotë: O i dërguari Allahut, mos ua zë për të madhe, sepse brenda tyre është një çështje madhore, një çështje e cila ua ke shtrënguar gjoksin dhe ua ke ndërlikuar gjendjen me marrëveshjen, ua ke vështirësuar gjendjen me kthimin e tyre pa fitore. O i dërguar i Allahut, dil, mos fol me ta, preje kurbanin, qethi flokët.
Pejgamberi ka vepruar ashtu, pastaj muslimanët janë ngritur, i kanë pre kurbanet dhe i kanë qethur flokët.
Kështu e shohim se pejgamberi a.s. ka vepruar në bazë të mendimit të gruas së tij, Umi Selmetes, në çështjen më të ndërlikuarë dhe më të vështirë. Po të ishte mendja (logjika) e saj e mëngët, do të ishte e mangët mendjemprehtësia e saj, apo do të ishte mangësi e të vepruarit të pejgamberit të Allahut në bazë të mendimit të saj, mirëpo çështja e mangësisë në hadith ka kuptim që, ajo vepron çështje jo në bazë të mendjes së saj, por në bazë të ndjenjës së saj.
Që të kuptojmë hadithin, duhet të dimë se çka është logjika?
Duhet të dimë se çka është logjika ashtu që të kuptojnë njerëzit rolin e logjikës!?
Përgjigjja:
Logjika e ka gjenezën nga çështja konkrete, nga litari. Litari e drejton devenë, ajo nuk mund të shkojë askund pos aty ku dëshiron ai i cili është i hipur mbi të.
Devenë nëse e lë pa litarë, ajo me dëshirën e saj shkon këtu e atje. Kudo që do të sheh kullosë shkon, shkon atje, shkon këtu, djathtas e majtas dhe kurrë nuk arrin te vendi ku dëshiron pronari i saj. Mirëpo litari është ai i cili dirigjon devenë, ashtu që shkon në rrugën e planifikuar për të arritur te qëllimi i caktuar. Nëse lakon në të majtë apo në të djathtë, pronari e përdorë litarin që të shkojë në rrugën e drejtë. Ky është roli i litarit. Ky është roli për të mos lejuar të shkohet sipas epshit dhe dëshirës, por që të shkohet në rrugën e skicuar dhe të planifikuar. Jeta e burrit është më shumë e lidhur se sa jeta e gruas. Kjo nga shkaku se ai është i angazhuar për furnizim. Patjetër se duhet t’i renditë (planifikon) çështjet dhe nuk ka kohë për dëshira. Nëse i posedon vetëm disa lira Egjiptiane (disa euro) deri në fund të muajit dhe i shkon djali apo vajza dhe i kërkon diçka, nuk iu jep të holla. Nuk ka ndikuar asgjë tek ai kërkesa e tyre.
Pse?
Nga shkaku se ka gjykuar me logjikë ndaj asaj çka është kërkuar prej tij. Ka shikuar rrugën e cila nuk prek ndjenjat (emocionet) e tij. Të presupozojmë nëse djali apo vajza shkojnë të nëna dhe bëjnë të njëjtën kërkesë dhe qajnë. Çka do të ndodhë?
Nëse nuk do të kishte mjete financiare do të shkonte te të afërmit për t’i siguruar, do të mundohej në çdo mënyrë deri sa do t’ua plotësonte kërkesën e fëmijëve të saj. Me rëndësi është se tek ajo mbizotërojnë emocionet ndaj logjikës së saj. Emocionet ndikojnë në plotësimin e dëshirës së fëmijëve të saj, saqë ajo huazon, dhe nuk e di se kur do ta kthej borxhin, apo këstet e borxhit. Me rëndësi është se në mendjen e saj kanë dominuar emocionet dhe jo logjika, ashtu që nuk i renditë gjërat në bazë të logjikës (por në bazë të emocioneve). Ne shohim se fëmijët kur të dëshirojnë diçka dhe e dinë se babai i tyre në asnjë mënyrë nuk do t’ua plotësonte kërkesën, shkojnë te nëna që ajo të ndihmon që ta bindin babanë dhe ajo me emocionet e saj ndikon te babai i tyre.
Nëse dëshirojmë mund të marrim një shembull tjetër: Të supozojmë se babai është kthyer në shtëpi i lodhur, dëshiron të pushojë apo të flejë dhe fëmija në djep qanë. Çështjen e parë të cilën e bën babai është se ai hulumton çka është e mirë për të në bazë të logjikës së tij. Ai dëshiron të flejë, ai të nesërmen duhet të shkojë në punë, për këtë arsye, ai shkon në dhomën tjetër të flejë.
Edhe pse ky është veprim i drejtë në bazë të logjikës së shëndoshë, nëna kurrë nuk do ta bënte këtë, edhe po të ishte e lodhur dhe e dërmuar, ajo do të qëndronte zgjuar pranë fëmijës së saj. Bile, nëse do ta kishte një takim me rëndësi, dhe ajo është gati për të shkuar dhe e sheh se fëmija ka temperaturë, shohim se babai po ta kishte takimin me rëndësi dhe të ishte përgjegjës i babit dhe i nënës, nëse do t’i kishte vdekur gruaja, ai do të shkonte për të fjetur, ndërsa nëna vështirë se do të shkonte.
Kështu mund të krahasojmë qindra raste për çdo ditë, dhe të bëjmë krahasimin në mes të burrit dhe gruas, dhe e shohim se emocionet e femrës dominojnë mbi arsyen e saj.
Pse?
Ngase ky është roli i saj në jetë (shoqëri). Po të mos ishte emocioni më i fuqishëm se arsyeja te femra, nuk do të mbetej pa gjumë gjithë natën për shkak të fëmijës së sëmurë, dhe nuk do të jetonte me burrin dhe fëmijët dhe të përballonte vështirësitë në raste të fatkeqësive, nuk do të mund t’i përballonte vështirësitë e edukimit të fëmijës dhe përkujdesjes ndaj fëmijës dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve. Sakrifica e nënës për fëmijën, është një çështje të cilën nuk mund ta gjykojmë në bazë të arsyes, mirëpo e gjejmë te emocioni të cilën detyrë e ka femra. Për këtë arsye, kur njëri prej sehabeve e ka pyetur pejgamberi a.s.: 2Cili ka prioritet që të dua më së shumti?
Pejgamberi a.s. ka thënë: Nëna!
E ka pyetur përsëri: Pastaj?
Pejgamberi a.s. ka thënë: Nëna!
E ka pyetur përsëri: Pastaj?
Pejgamberi a.s. ka thënë: Nëna!
E ka pyetur përsëri: Pastaj?
Pejgamberi a.s. i ka thënë: Pastaj, babai!” 96
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xheneti është nën këmbët e nënave tuaja”.97