MEKRUHI
Mekruh është ajo çka Ligjvënësi e ka kërkuar të mos veprohet, por jo në mënyrë të prerë dhe kategorike.
Definicioni: Me fjalë tjera, quhet edhe veprimi, për të cilin lavdërohet moskryerësi dhe nuk mallkohet kryerësi.
Keraheti kuptohet ose nëpërmjet foljes, e cila tregon për të si, fjala vjen, thënia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “Vërtet Allahu ju ka ndaluar që të silleni keq me nënat, të varrosurit e vajzave të porsalindura për së gjalli, për të penguar111 atë që Allahu ka urdhëruar të pengohet, për të ndaluar kërkesën e merituar dhe i urren nga ju tri gjëra: thashethemet,112 të pyeturit e shpeshtë, të panevojshëm dhe të humburit e pasurisë.”
Po ashtu, shembull tjetër është thënia e të Dërguarit s.a.v.s.: “Çështja më e urryer, por e lejuar prej Allahut, është shkurorëzimi.”
Ose nëpërmjet mënyrës mohuese, të cilës i bashkëngjitet ndonjë faktor, i cili tregon kerahetin. Shembull, thënia e Zotit të Madhëruar: “Mos pyetni për çështjet, që, nëse u sqarohen, ju bëjnë keq juve”, sepse pjesës mohuese i është bashkëngjitur faktori (prova), i cili e shndërron në kerahet, e ai faktor është fjala e Zotit të Madhëruar, i cili vjen pas “Dhe nëse pyetni pasi që zbret Kur’ani, ajo veç është sqaruar për ju. Ju fali Allahu për ato, Allahu është Falës, i Urtë”.
Shembull tjetër është thënia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “Lëre atë që të hamend, që të marrësh atë e cila është e sigurt”.113 Mohuesja është shndërruar në kerahet (e papëlqyer), nga shkaku se vet urdhëri ndalesor është i dyshimtë, e nuk mund të cilësohet haram.
Dispozita e mekruhit, siç u vërejt, është se vepruesi nuk meriton dënim, por mund të meritojë qortim dhe kërcënim
Kjo pra … Usulijinët, siç kanë dhënë mendime të ndryshme për Mendubin, kanë dhënë mendime të ndryshme edhe për mekruhin, për atë se a është e ndaluar apo është prej dispozitave të të ngarkuarve?!. Që në këtë rast shoh të arsyeshme të mos i paraqesim argumentet, sepse është e njëjtë që duhet kthyer vetëm anën e kundërt.
Shkaku në llojllojshmërinë e mënyrave të të kërkuarit dhe të kërkuarit për t’u larguar.
Është e domosdoshme të ceket se llojllojshmëria e mënyrave të të kërkuarit, e mosveprimit, në vaxhib, në haram, mekruh e mendub, bazën e ka në llojllojshmërinë e mënyrave të stilistikës së gjuhës arabe. Për këtë arsye, nuk mund të shohim në Kur’anin fisnik vetëm një mënyrë të kërkesës së veprimit, ose vetëm një mënyrë të ndalesës së veprimit, sepse Kur’ani fisnik është mrekulli e përgjithmonshme e të Dërguarit, e cila i ka sfiduar arabët në stilistikë dhe metodologjinë e mënyrave të sqarimit të kulluar. Po të kishte thënë Allahu i Lartmadhëruar për çdo ndalesë: “Haram është kjo”, do të ishte lodhur të të dëgjuarit. Edhe pse në kushtetuta njerëzore bëhet një gjë e tillë, në Kur’anin fisnik nuk është praktikuar një gjë e tillë, për t’u dalluar në retorikë, në fuqinë e stilistikës dhe të sqarimit.
Për shkak të paraqitjes së retorikës së mrekullueshme, disa dijetarë të medhhebeve mekruhin e kanë quajtur (e kanë llogaritur) haram. Mekruh është që njeriu të merr abdest në enë të artë apo të argjendtë, edhe pse marrja abdest në enë të artë apo të argjendtë është haram. Ndërsa thënia: “Nëse pjesa më e madhe e pasurisë së një njeriut është haram, nuk më pëlqen të ha nga pasuria e tij”. Kjo e ka kuptimin e ndalesës (haramit). Ndërsa thënia: “Mustehab është që në vendpastrim të mos hyhet ndryshe, pos me mbështjellës”, kjo, edhe pse përdoret mustehab është vaxhib116. Ndërsa mënyra e veprimit kështu, është që të mos qortohet për atë që është e lejuar apo e ndaluar, sipas mendimit të tij.117
Hanefijtë kanë mendim tjetër nga shumica absolute e dijetarëve, sa i përket mekruhit. Ata, sikurse urdhëresa, që është e ndarë në farz dhe vaxhib, ashtu edhe mekruhi është dy llojesh:118
- Mekruhi tehrimen. Është ajo çka kërkon Ligjvënësi që të mosveprohet një çështje në mënyrën e prerë, por me argument jo të sigurt, si, fjala vjen: vetëm me një hadith, shembull: blerja e blerjes së tjetrit apo fejesa me të fejuarën e tjetrit. Që të dyja janë mekruh tahrimen, sepse Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Të mos blejë njeriu atë që veç e ka blerë vëllai i tij dhe le të mos e fejojë atë që e ka fejuar vëllai i tij”.119 Ky është argument i pasigurt, sepse është i vërtetuar vetëm me një hadith.
Mekruhi dallohet prej haramit, sepse harami është ajo çka Ligjvënësi kërkon mosveprimin në mënyrë të prerë me argument të qartë, si, fjala vjen, ajetet kur’anore, sunetet e sakta të rrugëve të shumta, ose jo të shumta, si, fjala vjen, vjedhja, kamata, prostitucioni, alkooli, të veshurit me mëndafsh për burrat. Kush e mohon haramin, llogaritet pabesimtar, ndërsa kush e mohon mekruhin tehrimen, nuk llogaritet pabesimtar. Që të dyja janë të njëjta, sa i përket mallkimit dhe qortimit.
Në të vërtetë, mekruhi tahrimen është shumë afër haramit. Kështu mendon Ebu Hanife dhe nxënësi i tij, Ebu Jusufi, ndërsa nxënësi tjetër, Muhamedi, thotë: “Çdo teprim i mekruhit është haram”.
- Mekruhi tenzihen. Është ajo çka kërkon Ligjvënësi të mos veprohet, por jo në mënyrë të prerë, si, fjala vjen: të ngrënit e mishit të kalit, për shkak të nevojës, në rast të luftërave, e po ashtu, abdesi prej enës në të cilën kanë pirë ujë macja ose shpendët grabitqarë, ose thënë me një fjalë, lënia e suneteve të rregullta e të ngjashme.
Dispozita: Të vepruarit nuk obligon që të qortohet, mirëpo më e mirë dhe më e vlefshme është që të mos veprohet një gjë e tillë.
Te Hanefijtë, dispozitat e të ngarkuarve janë shtatë, ndërsa te shumica absolute e dijetarëve janë pesë. Mendimi më i drejtë është mendimi i shumicës absolute, sepse unë veç kam treguar për argumentet e hanefijve tek pjesa e farzit dhe vaxhibit. Ajo çka është thënë atje, e njëjta thuhet për mekruhin këtu.
Një vepër mund të përfshihet ndonjëherë te të gjitha dispozitat, varësisht prej rastit. Për shembull:
Martesa, ndonjëherë është farz për muslimanin, i cili ka mundësi të paguajë mehrin, ta ushqejë dhe t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj bashkëshortes dhe është i sigurt se nëse nuk martohet, ballafaqohet me vështirësi dhe probleme në vetvete.
-Mund të jetë vaxhib edhe atëherë kur ka mundësi t’i kryejë të gjitha ato që i thamë më parë, ndërsa frikësohet se, nëse nuk martohet, mund të bjerë në imoralitet.
-Mund të jetë mendub, nëse ka mundësi t’i kryejë të gjitha obligimet bashkëshortore, por mund të jetojë jetë normale, pa probleme.
-Mund të jetë haram, nëse është i sigurt se, nëse martohet, i bën padrejtësi bashkëshortes dhe nuk i kryen obligimet bashkëshortore.
-Ndërsa, mund të jetë mekruh tehrimen, nëse frikohet se i bën padrejtësi.
Dhahirijtë thonë se në rastin normal, martesa është farz, nëse njeriu ka mundësi të sigurojë përkujdesje dhe atë duke u bazuar në tekstet e qarta, të cilat qartazi urdhërojnë për martesë. Për këso rasti shafi’ijtë thonë se është mubah, sikurse te të gjitha rastet tjera, ku lejohet të veprohet, por lejohet edhe të mosveprohet.
Ndërsa medhhebi hanefij, malikij dhe hanbelij, të cilin mendim e preferoj unë, është se në këso rasti martesa është sunet i fortë, duke u argumentuar me hadithin: “O ju të rinj, cili nga ju ka mundësi materiale, fizike dhe shpirtërore, le të martohet, sepse kjo është më e mira për uljen e shikimit dhe për t’i siguruar organet. E, kush nuk ka mundësi materiale, ai le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”
Marrur nga libri “Usuli fikhu islam” i autorit Dr. Vehbetu Zuhejli.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani.